fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 20 January, 2021 19:22 LDK-ja gjobitet sërish me 2000 euro për shkelje të masave anti-COVID
  • 20 January, 2021 19:20 Richard Grenell uron Joe Bidenin pas betimit si president i ShBA’së
  • 20 January, 2021 19:18 Haradinaj në Istog takon veteranët dhe viziton Banjën e Pejës
  • 20 January, 2021 19:15 Në këto vende nesër nuk do të ketë rrymë
  • 20 January, 2021 15:40 Haradinaj kërkon nga partitë ta votojnë për president: Do të jem rojë e Kosovës
  • 20 January, 2021 15:36 Haxhiu: Qytetarët me të drejtë janë shqetësuar me tendencat për largimin nga lista të Kurtit
  • 20 January, 2021 15:17 GLPS-ja kundërshton kandidimin për deputetë të personave që kanë probleme me ligjin
  • 20 January, 2021 14:55 Nitaj kërkon nga KEDS-i mos të ndërpritet energjia elektrike gjatë ditës së zgjedhjeve
  • 20 January, 2021 14:43 Albin Kurti prezanton aderimin e ri në VV
  • 20 January, 2021 14:38 Verifikohen listat, 47 kandidatë për deputetë kanë problem me ligjin
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Kurti i thotë BE-së se në Kosovë duhet të ketë zgjedhje të reja para asaj të presidentit
26 November, 2020

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një takim me zyrtarë të Bashkimit Evropian, ka thënë se para se që të zgjidhet një president i ri i vendit, në Kosovë duhet të ketë zgjedhje të reja.

Sipas tij, Qeveria aktuale, ajo e udhëhequr nga Avdullah Hoti, s’ka legjitimitet.

“Gjatë takimit u diskutua situata aktuale politike në Kosovë, dhe çështja e zgjedhjes së presidentit. Kryetari Kurti theksoi se është tejet e rëndësishme që presidenti i ri të zgjedhet pasi që të kenë folur qytetarët në një proces të ri demokratik zgjedhor. Kjo për arsye se qeveria e tanishme nuk ka legjitimitet dhe Kuvendi i Kosovës është bërë jofunksional. Kur nuk kemi keqqeverisje është mosqeverisje. Kjo qeveri nuk është në gjendje ta drejtojë vendin drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit në BE. Uniteti i korpusit politik vjen pas zgjedhjes së një qeverie me legjitimitet qytetar. Njëherë legjitimitet, pastaj unitet”, thuhet në njoftimin e VV-së për takimin që përfaqësues të kësaj partie patën me shefin e Zyrës së Be-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Në njoftim thuhet se, ambasadori Szunyog ka nënvizuar rëndësinë e funksionimit demokratik të institucioneve, një Kuvendi të aftë për të miratuar ligje, nevojën e vazhdimit të dialogut me Serbinë, dhe nevojën për avancimin dhe zbatimin e agjendës së MSA-së.

Në anën tjetër, Kurti, sipas njoftimit, ka thënë se në Kosovë ka nevojë për politika zhvillimore e mbështetëse për qytetarët dhe bizneset.

Ndërsa për dialogun me Serbinë, Kurti ka vlerësuar se është i domosdoshëm një fillim i ri “që procesi të ketë kredibilitet”.

“E për këtë, duhet të ndodh demokratizimi dhe evropianizimi i dialogut, zëvendësimi i qasjes transaksionale me atë transformuese dhe transatlantike”, thuhet në njoftim.

Kosova është me ushtrues detyre të postit të presidentit që kur Hashim Thaçi dha dorëheqje për t’u përballur me drejtësinë në Gjykatën Speciale.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Tajlanda iu shërben kanabis klientëve të lumtur në kuzhinën e spitalit
19 January, 2021

Tajlanda iu shërben kanabis klientëve të lumtur në kuzhinën e spitalit

Buka dhe sallatat nuk janë pjatat e zakonshme në një meny të një restoranti në Tajlandë. Aty shërbehet edhe kanabis

Lajmet e fundit
  • LDK-ja gjobitet sërish me 2000 euro për shkelje të masave anti-COVID 20 January, 2021
  • Richard Grenell uron Joe Bidenin pas betimit si president i ShBA’së 20 January, 2021
  • Haradinaj në Istog takon veteranët dhe viziton Banjën e Pejës 20 January, 2021
  • Në këto vende nesër nuk do të ketë rrymë 20 January, 2021
  • Joe Bideni betohet si president: Kjo është dita e Amerikës 20 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top