fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 5 March, 2021 17:13 Grenell godet BE’në: Filloni dhënien e vizave për Kosovën
  • 5 March, 2021 17:11 Ambasadori i Japonisë në Kosovë uron Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit
  • 5 March, 2021 15:17 Përfundon seanca ndaj Salih Mustafës, gjykimi pritet të fillojë me 30 prill
  • 5 March, 2021 15:12 Hoti: Jasharajt u bënë emblema e vërtetë e ushtrisë së popullit
  • 5 March, 2021 15:05 Lajçak për mediumin serb: Kurti është i gatshëm të vijë në Bruksel e të takohet me Vuçiqin
  • 5 March, 2021 12:10 Pamela Anderson po e shet shtëpinë për 15 milionë dollarë
  • 5 March, 2021 11:58 Aktakuzë ndaj këshilltarit të kryetarit të Kllokotit
  • 5 March, 2021 11:48 Bebe Rexha publikon këngën e re
  • 5 March, 2021 11:34 Partitë joserbe ankohen në PZAP, shkak dyshimet se Lista Serbe manipuloi me vota
  • 5 March, 2021 11:21 Hoti: Vaksina anti-COVID vjen këtë muaj
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Kurti kërkon nga AKP-ja të mos hapë valë të re të privatizimit, paralajmëron masa
23 February, 2021

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit të mos hapë valë të re të privatizimit apo likuidimit.

Teksa ka kujtuar se në program qeverisës VV-ja synon rishikimin e procesit të privatizimit dhe trajtimit “ndryshe si të pronës publik ashtu edhe të asaj shtetërore”, Kurti ka thënë se ka marrë informatë që AKP-ja po synon të hapë valë të re të likuidimit.

Kurti sa kishte qenë kryeministër vitin e shkuar kishte nxjerrë dy vendime përmes së cilave kërkoi pezullimin e veprimeve të AKP-së në lidhje me pronat e palujtshme nga lista e aseteve për qiradhënie dhe pastaj pezullimin në afat të pacaktuar të të gjitha veprimet në lidhje me pronat e palujtshme që i ka nën administrim. “Këto vendime ishin shfuqizuar nga qeveria e cila u instalua pas nesh, por megjithatë kishte vazhduar kërkesa ndaj AKP-së që të mos shpallë asnjë valë të re të privatizmit. Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës kishte krijuar një komision hetimor parlamentar për të hetuar keqpërdorimet eventuale në procesin e privatizimit”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti po ashtu ka paralajmëruar masa ndaj bordit.

“Tani jam informuar që bordi i AKP-së krejtësisht paligjshëm po synon keqpërdorimin e vakuumit institucional duke tentuar të fillojë valë të reja të likuidimit në kundërshtim me vendimet e lartpërmendura. Thirrjet e bordit në gjoja pavarësinë e institucionit dhe në nevojën që paska vendi për privatizim më të shpejtë në mënyrë që të gjenerohen të hyra shtesë për buxhetin e shtetit, janë konfirmim i mëtejmë i brengës sonë për keqpërdorime në këtë institucion. E shoh shumë të rëndësishme që publikisht t’i drejtohem bordit të AKP-së me kërkesë që të mos sfidojë mekanizmat institucional dhe të mos provojë të hapë valë të reja të privatizimit apo likuidimit në kundërshtim me vendimet që janë në fuqi. Ju bëj me dije se një nga shtyllat kryesore të programit të qeverisë sonë vazhdon të mbetet lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Rrjedhimisht, brenda kësaj kornize do të trajtohet edhe sfidimi eventual i bordit të AKP-së në raport me qeverinë dhe kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021”, ka përfunduar Kurti.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Në ShBA, edhe majmunët vaksinohen për Covid-19
5 March, 2021

Në ShBA, edhe majmunët vaksinohen për Covid-19

Disa majmunë në kopshtin zoologjik të qytetit San Diego në Shtetet e Bashkuara janë vaksinuar me një vaksinë eksperimentale kundër

Lajmet e fundit
  • Grenell godet BE’në: Filloni dhënien e vizave për Kosovën 5 March, 2021
  • Ambasadori i Japonisë në Kosovë uron Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit 5 March, 2021
  • Kosnett pas arrestimit të tetë policëve: Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin 5 March, 2021
  • Shtatë të vdekur dhe 564 raste të reja me COVID-19 5 March, 2021
  • Përfundon seanca ndaj Salih Mustafës, gjykimi pritet të fillojë me 30 prill 5 March, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top