Kryeministri Albin Kurti, ka marrë pjesë në aktivitetin e performancës së skijimit nga fëmijët e shkollave të ndryshme në Brezovicë, në kuadër të programit “Drejt Malit”.
Gjatë fjalës së tij, Kurti u shpreh se për herë të parë Qeveria mbështet një program të tillë që iu siguron nxënësve qasje në aktivitet malore e sportive.
“Kam kënaqësinë t’iu takoj sot këtu në një format tjetër edhe prej ashtu siç jeni mësuar të më shihni, por edhe ndryshe prej asaj që unë jam mësuar të punoj. Jemi bashkë këtu në pjesën veriore të Maleve të Sharrit, në njërën nga bukuritë e mahnitshme të Republikës së Kosovës, në qendrën e skijimit Brezovica”.
“Në këtë program një javor kanë marrë pjesë mbi 400 nxënës e 100 instrukrorë. Programe të tilla, do të mbështeten edhe në të ardhmen, pasi kjo shënon angazhimin tonë të përbashkët. Kur ekziston lidhje e ngushtë e arsimit me sportin, dhe sportit më shëndetin. Përtej kësaj, programi tregon edhe për kapacitetet madhështore që Malet e Sharrit kanë për zhvillimin e sportit. Kjo është sezona e parë dimëorë e 20 viteve të fundit, që qendra e skijimit, Brezovica ka rregulluar statusin e saj dhe e ka kthyer imazhin e saj prej një margaritari të bardhë. Kjo është Brezovica jonë me shumë bukuri e histori dhe një të ardhme të ndritshme përballë. Kësi programe do të zbatohen edhe në vitet në vazhdim që ta rrisim numrin e nxënësve që skijojnë”, tha Kurti, transmeton Klankosova.tv.
Pas fjalimit, Kurti ka hipur në ski-lift për një shëtitje.