fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 21 March, 2023 23:42 Murati thotë se me qeverinë “Kurti” ekonomisë çdo vit i shtohet nga 1 miliard euro
  • 21 March, 2023 23:41 Kjo është polica e re kufitare
  • 21 March, 2023 23:40 Pas humbjeve në Trust, opozita kritikon Qeverinë që refuzoi tërheqjen nga kontributpaguesit
  • 21 March, 2023 23:38 200 metra afër, incidenti i dy avionëve mbi qiellin e Kosovës [video] 200 metra afër, incidenti i dy avionëve mbi qiellin e Kosovës
  • 21 March, 2023 23:35 Arrestohet postieri, e fshehu një zarf me disa fotografi të ndjeshme brenda
  • 21 March, 2023 23:34 Dalin rezultatet, ky është çifti që votuan shqiptarët për të nxjerrë në nominim
  • 21 March, 2023 23:33 “Unë nuk luaj me zemrën time”/ Keisi flet për ndërprerjen e marrëdhënies me Kristin
  • 21 March, 2023 23:32 Vazhdon historia e debatit mbi sytjenat, pas Shota Baraliut reagon edhe Ana Kabashi (FOTO)
  • 21 March, 2023 23:31 Abdixhiku: DASh me deklaratë zhgënjyese ndaj Kosovës, për herë të parë në histori
  • 21 March, 2023 23:30 Hasani: Marrëveshja e Ohrit është autonomi territoriale për serbët
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Kurti: Kosova është në rrezik për shkak të presionit rus
16 March, 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se “Gjashtëshja Ballkanike”, veçanërisht Kosova, është në rrezik për shkak të presionit dhe ndikimit rus.

Ai në një intervistë për gazetën turke “Milliyet”, tha se në 6 shtete të njohura si “Gjashtëshja Ballkanike” (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia), është një “luftë hibride” në të cilën aktorë të ndryshëm nën ndikimin dhe kontrollin e Moskës përpiqen të përhapin hegjemoninë ruse”.

Mes tjerash, Kurti duke paralajmëruar se Beogradi dhe serbët në Bosnje mund të përdorin Kremlinin për të përhapur konfliktin në rajon, përsëriti kërkesën e vendit të tij për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) dhe NATO.

Duke thënë se e kanë dënuar që në fillim sulmin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, Kurti shtoi se: “Ekziston një Qendër Humanitare Ruse në Nish të Serbisë dhe qendra rajonale e Sputnikut në Beograd. Entiteti serb në Bosnje luan edhe rolin e zëvendësuesit të Kremlinit. Unë besoj se Serbia dhe entiteti serb në Bosnje mund të përdoren nga Kremlini për të përhapur konfliktin. Sepse ata duan të prodhojnë një Konferencë të re të Jaltës që shkakton ndarjen për të krijuar një ndikim të dhunshëm. Prandaj, unë mendoj se Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi, por Kosova në veçanti janë në rrezik”.

Paratë e BE-së, armët ruse

Duke tërhequr vëmendjen në afërsinë ushtarake të Serbisë me Rusinë dhe Bjellorusinë, kryeministri tha: “Serbia ka më shumë se 10 vjet që kërkon paratë e BE-së dhe armët e Rusisë. Gjithashtu vazhdon të blejë pajisje ushtarake nga Rusia dhe Bjellorusia. Shpresoj që BE-ja i thotë Beogradi sa më shpejt që fondet e BE-së nuk do të jepen pa vlerat e BE- së”.

“Serbia ka ndarë 3 përqind të të ardhurave të saj kombëtare për pajisje ushtarake dhe trajnime. Ka 14 avionë luftarakë Mig-29, 8 prej të cilëve janë dhënë nga Bjellorusia dhe 6 nga Rusia. Lidhjet midis Serbisë dhe Rusisë janë të gjera dhe të thella, mendoj se për sigurinë dhe paqen e qëndrueshme afatgjatë, e gjithë Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor duhet të anëtarësohen sa më shpejt në BE dhe NATO”, tha Kurti.

‘Nuk kishte situatë të cilën nuk e ka mbështetur Turqia’

“Mbështetja e Presidentit Recep Tayyip Erdoğan për anëtarësimin e Kosovës në NATO është shumë e rëndësishme për ne dhe ne jemi mirënjohës për këtë. Ne jemi gjithashtu shumë mirënjohës për rolin e Turqisë para, gjatë dhe pas pavarësisë së Kosovës. Turqia është ndër vendet e para që njohu pavarësinë tonë… Në të gjitha mjediset ndërkombëtare vota e Turqisë ka qenë gjithmonë në favor të Kosovës. Në këtë aspekt, asnjëherë nuk ka pasur një situatë që Kosova të donte diçka dhe Turqia të mos e përkrahte. Do të dëshironim shumë t’i thellojmë dhe zgjerojmë marrëdhëniet tona me Turqinë”, tha Kurti./klan/

« Previous Post
Next Post »
Opinione
“Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….”
21 March, 2023 23:47

“Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….”

Lifestyle
Puna me orë të zgjatura, si të kujdesemi?
21 March, 2023

Puna me orë të zgjatura, si të kujdesemi?

Edhe pse puna me orë të gjata në zyrë mund të ndihmojë progresin e korporatës, ajo nuk ju ndihmon ju

Lajmet e fundit
  • Kërkesa e qartë e BE-së dhe SHBA-së drejt Kurtit e Vuçiqit: Zbatojeni Marrëveshjen e Ohrit 22 March, 2023
  • Kryhet një operacion i rrallë në Spitalin e Pejës, 67-vjeçares i hiqet masa tumorale 21 March, 2023
  • “Lufta” në OFK: Gjyqi i Nderit e rikthen Jakupin, anëtarët e Kuvendit iniciojnë zgjedhjen e kryetarit të ri 21 March, 2023
  • “Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….” 21 March, 2023
  • Është koha për të marrë përgjegjësi dhe për të ecur drejt BE-së 21 March, 2023
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top