Kryeministri Albin Kurti e ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Mbrojtjes, Enver Dugolli.
Dugolli, nëpërmjet një letre drejtuar kryeministrit Kurti, ka kërkuar që të lirohet nga të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara nga vendimi paraprak për emërimin e tij.
Ai është tërhequr nga detyra e zëvendësministrit të Mbrojtjes për shkak se ka zgjedhur që ta ushtrojë mandatin e deputetit.
“Arsyeja e parashtrimit të dorëheqjes sime ka të bëjë me certifikimin tim si Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilën detyrë dëshiroj që ta ushtroj me betimin që do të bëhet në seancën e thirrur më datë 02/04/2021”, thuhet në letrën e Dugollit drejtuar Kurtit.