fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 24 May, 2022 13:22 “Ky fëmijë është i yti”, një grua paraqitet në gjykatë – pretendon se Johnny Depp është babai i fëmijës së saj
  • 24 May, 2022 13:05 Përplasje në Komision për punësimet familjare, Shala-Mujës: Ke qenë në PDK, shyqyr që je larguar
  • 24 May, 2022 13:03 Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs, u bën thirrje të rinjve dhe të rejave kosovare
  • 24 May, 2022 13:01 Rriten pagat në Zvicër, sa paguhen punëtorët e ndërtimit
  • 24 May, 2022 12:59 Davosi ballafaqon Kurtin e Vuçiqin në panelin për Ballkanin Perëndimor
  • 24 May, 2022 12:33 Liam Payne ndahet nga e fejuara për herë të dytë
  • 24 May, 2022 12:28 RrGK me rekomandime për heqjen e taksave në produktet menstruale
  • 24 May, 2022 12:24 Posta e Kosovës lëshon pullë të re postare
  • 24 May, 2022 12:15 Komuna e Prishtinës organizon diskutim publik më 8 qershor, fton qytetarët të marrin pjesë
  • 24 May, 2022 12:13 Këngëtarja serbe e bleu për 10 mijë euro një këngë të Ronela Hajatit
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Kurti merr letër falënderimi nga Ursula von der Leyen dhe Justin Trudeau për përkrahjen për Ukrainën
26 April, 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një letër falënderimi nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, për përfshirjen në aktivitetin e zotimit për ndihmë Ukrainës. ​

“Duam t’ju falënderojmë ngrohtësisht për kontributin në aktivitetin e zotimit ‘Stand up for Ukraine’, më 9 prill 2022”, kanë shkruar në letër von der Leyen dhe Trudeau.

Sipas komunikatës për media të ZKM-së, ata kanë njoftuar se nga ky aktivitet janë mbledhur 9.1 miliardë euro për njerëzit që po ikin nga invazioni i Rusisë, dhe po kërkojnë strehim në Ukrainë dhe jashtë saj. Kjo shumë e mbledhur do të ndihmojë në mbulimin e nevojave të refugjatëve në shtetet fqinje, si edhe për sigurimin e përkrahjes humanitare për të zhvendosurit brenda Ukrainës.

Përveç furnizimit me burimet aq shumë të nevojshme për njerëzit e prekur nga invazioni, pjesëmarrja e 40 qeverive dhe institucioneve, ashtu si edhe sektorit privat dhe shoqërisë civile, ka dërguar edhe mesazhin e unitetit dhe solidaritetit me Ukrainën, kanë shkruar von der Leyen dhe Trudeau.

Meqenëse konfliktit nuk po i shihet fundi, ata kanë thënë se, duhet që të vazhdojmë dhe të shkojmë një hap më tej me përkrahjen tonë për popullin trim të Ukrainës.

Në fund të letrës, Presidentja Ursula von der Leyen dhe Kryeministri Justin Trudeau, kanë shprehur shpresën që mobilizimi i fortë i solidaritetit global me Ukrainën dhe popullin e saj do të vazhdojë.

“Kryeministri Kurti i ishte bashkuar aktivitetit “Stand up for Ukraine”, së bashku me liderë nga vende të ndryshme të botës, të cilët nëpërmjet videoincizimeve kanë shprehur përkrahjen dhe solidaritetin e vendeve të tyre me popullin e Ukrainës.

Duke e dënuar invazionin dhe agresionin rus, Kryeministri Kurti ka dërguar porosinë për gatishmërinë e Republikës së Kosovës për pranimin e 5000 refugjatëve ukrainas, ndarjen e fondeve të ndihmës humanitare, si edhe fondin e posaçëm për strehim dhe akomodim për punë të 20 gazetarëve nga Ukraina. Një gazetare ukrainase tashmë ka arritur dhe po vazhdon misionin e gazetarisë nga Kosova”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës
8 March, 2022 11:21

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës

Lifestyle
Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro
13 May, 2022

Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, ka paditur djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij që

Lajmet e fundit
  • Takimi i Kurtit me Berset: Zvicra mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në KiE 24 May, 2022
  • Erdogan: Kryeminstri grek nuk ekziston më për mua 24 May, 2022
  • I dha fund aventurës me Juventusin, Dybala flet për të ardhmen e tij 24 May, 2022
  • Ekipi anglez i xhudos vjen në Kosovë me qëllim të rritjes së performancës së tyre 24 May, 2022
  • Goli i Mërgim Berishës zgjidhet më i miri i sezonit në Europa League 24 May, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top