fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 21 March, 2023 23:42 Murati thotë se me qeverinë “Kurti” ekonomisë çdo vit i shtohet nga 1 miliard euro
  • 21 March, 2023 23:41 Kjo është polica e re kufitare
  • 21 March, 2023 23:40 Pas humbjeve në Trust, opozita kritikon Qeverinë që refuzoi tërheqjen nga kontributpaguesit
  • 21 March, 2023 23:38 200 metra afër, incidenti i dy avionëve mbi qiellin e Kosovës [video] 200 metra afër, incidenti i dy avionëve mbi qiellin e Kosovës
  • 21 March, 2023 23:35 Arrestohet postieri, e fshehu një zarf me disa fotografi të ndjeshme brenda
  • 21 March, 2023 23:34 Dalin rezultatet, ky është çifti që votuan shqiptarët për të nxjerrë në nominim
  • 21 March, 2023 23:33 “Unë nuk luaj me zemrën time”/ Keisi flet për ndërprerjen e marrëdhënies me Kristin
  • 21 March, 2023 23:32 Vazhdon historia e debatit mbi sytjenat, pas Shota Baraliut reagon edhe Ana Kabashi (FOTO)
  • 21 March, 2023 23:31 Abdixhiku: DASh me deklaratë zhgënjyese ndaj Kosovës, për herë të parë në histori
  • 21 March, 2023 23:30 Hasani: Marrëveshja e Ohrit është autonomi territoriale për serbët
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Kurti në Londër takohet me drejtorë menaxhues të BERZh-it, flasin për energjinë
28 February, 2022

Kryeministri Albin Kurti takimin e parë bilateral në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) e zhvilloi me Drejtoren Menaxhuese të BERZh-it për Infrastrukturë të Qëndrueshme, Nandida Parshad dhe Drejtorin Menaxhues për Ekonomi të Gjelbër dhe Klimë në, Harry Boyd Carpenter.

Ndër temat qendrore të takimit ishin mjedisi dhe energjia. Kryeministri foli për kapacitetet aktuale të prodhimit të energjisë në vend dhe teknologjinë e vjetër të termocentraleve, si dhe për përvojën e Kosovës në përballimin e krizën globale të energjisë. Ai theksoi synimin dhe nevojën e vendit për diversifikim të energjisë elektrike, me vëmendje të veçantë të burimet e ripërtërishme dhe se në këtë drejtim Qeveria e vendit është duke punuar në hartimin e Strategjisë së Energjisë e cila përpos dekarbonizimit do të synojë të ruaj sigurinë e furnizimit me energji dhe përballueshmërinë për konsumatorë duke rritur përdorimin e energjisë së pastër. Ndërkaq, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati foli për rëndësinë e efiçiencën së energjisë elektrike dhe projektet aktuale që po gjejnë zbatim. Ai shtoi se BERZh ka një rol të rëndësishëm në qëllimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për një tranzicion të drejtë energjetik.

Nandita Parshad, në anën tjetër, shprehu mbështetje ndaj synimeve të Qeverisë së Kosovës për dekarbonizim dhe energji të pastër. Ajo tha se BERZh është e gatshme që t’i ndihmojë Kosovës në  synimin e saj për një tranzicion të drejtë energjetik. Në takim gjithashtu u diskutuan mundësitë tjera dhe format e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe BERZh. I pranishëm në këtë takim ishte edhe përfaqësuesi i BERZh-it për Kosovë, Neil Taylor.

Kurti në Londër është i shoqëruar nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
“Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….”
21 March, 2023 23:47

“Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….”

Lifestyle
Puna me orë të zgjatura, si të kujdesemi?
21 March, 2023

Puna me orë të zgjatura, si të kujdesemi?

Edhe pse puna me orë të gjata në zyrë mund të ndihmojë progresin e korporatës, ajo nuk ju ndihmon ju

Lajmet e fundit
  • Kërkesa e qartë e BE-së dhe SHBA-së drejt Kurtit e Vuçiqit: Zbatojeni Marrëveshjen e Ohrit 22 March, 2023
  • Kryhet një operacion i rrallë në Spitalin e Pejës, 67-vjeçares i hiqet masa tumorale 21 March, 2023
  • “Lufta” në OFK: Gjyqi i Nderit e rikthen Jakupin, anëtarët e Kuvendit iniciojnë zgjedhjen e kryetarit të ri 21 March, 2023
  • “Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….” 21 March, 2023
  • Është koha për të marrë përgjegjësi dhe për të ecur drejt BE-së 21 March, 2023
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top