Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur keqardhje për fatkeqësinë natyrore që ndodhi në lindje të Turqisë, ku dy orteqe shkaktuan deri tani 39 viktima.
Kurti përmës një statusi në Facebook, i ka shprehur ngushëllime popullit të Turqisë dhe Presidentit Recep Tayip Erdogan.
”Në mëngjes lexova në lajmet nga bota për fatkeqësinë që kanë shkaktuar dy ortekë në lindje të Turqisë. Orteku i dytë mori jetë edhe prej ekipeve të shpëtimit që po kërkonin trupat e viktimave nga orteku i parë. Deri më tani janë 39 viktima, e shpresojmë që ky numër të mos rritet. Ngushëllime për popullin mik të Turqisë, për familjarët e viktimave, e për kryesuesit e institucioneve, presidentin Erdogan dhe kryeparlamentarin Sentop.
Uroj që të lënduarit e shumtë të bëhen mirë sa më shpejt, e dëshiroj që ekipet e shpëtimit ta kryejnë me sukses punën e tyre e pa viktima të tjera”.