fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 20 May, 2022 10:53 Ministri Peci në Ditën Botërore të Bletës: E rritëm përkrahjen për 33%
  • 20 May, 2022 10:49 Senatori Murphy: Lidhje e pathyeshme mes Amerikës e Kosovës
  • 20 May, 2022 10:45 Qeveria publikon pamje të eskortës që e përcillte Kurtin në Washington
  • 20 May, 2022 10:33 Punëtorët e shtetit në protestë, nuk mbahet as mësim
  • 20 May, 2022 10:25 Emisari gjerman: Qëllimi ynë final është që të kemi Kosovën në NATO, mosliberalizimi i vizave gabim i madh i BE’së
  • 19 May, 2022 15:08 Pasi Loredana u shfaq me lot në sy, Mozzik “solidarizohet” me problemin e saj
  • 19 May, 2022 15:06 Haradinaj takohet me Gjukanoviq: Kufiri do të demarkohet me korrigjim në sektorët e caktuar
  • 19 May, 2022 15:02 Berisha, qeverisë: Mos gaboni t’i hiqni veteranët nga rritja e pagës minimale
  • 19 May, 2022 14:47 Bislimi e Haxhiu takohen me raportuesen e Komisionit të Venecias, flasin për Vetingun
  • 19 May, 2022 13:47 Pas 3 vitesh martesë, Blero dhe Afrona ndahen?
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Kurti për profesorin Sadri Fetiu: Albanolog, pedagog dhe atdhetar i pakompromis
7 February, 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në tryezën shkencore kushtuar studiuesit të albanologjisë, profesorit dhe drejtuesit shumëvjeçar të Institutit Albanalogjik të Prishtinës, Sadri Fetiu, me rastin e 80-vjetorit të lindjes së tij.

Kurti e përshkroi profesorin si pedagog të urtë, i cili rrezatonte te nxënësit “dashamirësi, humanizëm, kulturë, sinqeritet”.

“Njerëzit e mëdhenj janë të prirur ta shohin veten të vogël. Profesor Fetiu jetonte dhe sillej me thjeshtësi e përulësi ndaj secilit njeri. Ai i argumentonte vendimet shtruar e me qetësi dhe pranonte mendimet e tjetrit me mirëkuptim”, tha kryeministri Kurti në fjalën e rastit.

Ai e solli në kujtesë rezistencën e profesor Fetiut në mbrojtje të Institutit Albanologjik, kur forcat e regjimit serb ndërhynë dhunshëm në institucionin shkencor, në mars të vitit 1994.

I doktoruar në “Poetikën e baladës popullore shqiptare”, në pasqyrën e bibliografisë së prof.dr. Fetiu, përfshihen dhjetëra punime profesionale dhe shkencore. Krahas punës për mbledhjen e materialeve folklorike, ka botuar një numër studimesh nga fusha e folkloristikës shqiptare, romane, analiza e përkthime të poezive dhe librave studimorë.

“Me pasionin që kishte për studime e hulumtime shkencore, albanologu ynë i pakompromis me siguri do ta pasuronte bibliografinë e tij dhe kulturën tonë edhe me shumë botime e studime të tjera sikur të mos na e rrëmbente vdekja, më 10 maj të vitit të kaluar”, tha kryeministri.

 

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës
8 March, 2022 11:21

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës

Lifestyle
Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro
13 May, 2022

Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, ka paditur djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij që

Lajmet e fundit
  • Komandantja Supreme, rekrutëve të rinj: Shpresa jonë është e varur tek ju ( 20 May, 2022
  • Mehaj, rekrutëve të FSK-së: Në jetën ushtarake veç Adem Jashari është komandant i përjetshëm 20 May, 2022
  • Ministri Peci në Ditën Botërore të Bletës: E rritëm përkrahjen për 33% 20 May, 2022
  • Michel pritet me ceremoni shtetërore nga Rama 20 May, 2022
  • Senatori Murphy: Lidhje e pathyeshme mes Amerikës e Kosovës 20 May, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top