fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 23 May, 2022 15:20 Shpërblehen 14 komuna përmes grantit të performancës komunale
  • 23 May, 2022 15:14 Ronela nuk u kualifikua në finalen e Eurovision, flet koreografja
  • 23 May, 2022 15:12 Bora dhe Donaldi i kalojnë pushimet e para së bashku?
  • 23 May, 2022 15:06 Kur do të mbërrijë në rajon Kancelari Scholz, publikohet një datë
  • 23 May, 2022 14:52 Stavileci: Qeveria të zbatojë vendimin për uljen e çmimit të energjisë
  • 23 May, 2022 13:49 Shtesa 100 euro, flet edhe njëherë ministri Murati
  • 23 May, 2022 13:48 Gashi: Të dorëzohet në Kuvend propozimi për shkarkimin e bordit të ZRrE-së
  • 23 May, 2022 13:43 Vjosa Osmani dhe Ilir Meta bëjnë homazhe te shtatorja e dëshmorit Edmond Hoxha
  • 23 May, 2022 13:32 Kurti e quan të frytshme vizitën e tij në ShBA
  • 23 May, 2022 13:24 Kryesia vendos që Kuvendi të mbajë seancë të enjten
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Kurti: Për t’i hequr masat si vendet e tjera, duhet të vaksinohemi si ata
11 February, 2022

Kryeministri Albin Kurti, në ceremoninë pritëse të mbi gjysmë milioni vaksina nga ShBA, bëri thirrje për vaksinim masiv të qytetarëve, duke thënë se edhe masat kundër pandemisë varen drejtpërdrejt nga imunizimi i popullit.

Ai tha se janë disa arsye se pse fushata e vaksinimit vazhdon të jetë çështje urgjente e Kosovës dhe një ndër kryesoret është se imuniteti i qytetarëve po bie.

“Një rënie e tillë e imunitetit mund të krijojë kushte për një valë të re të infektimit. Prandaj, është tepër e rëndësishme që qytetarët të vazhdojnë të vaksinohen. Vetëm në këtë mënyrë mund të sigurojmë mbrojtje maksimale, si dhe të vazhdojmë të shmangim nivelet e larta të infektimeve, hospitalizimeve dhe shpëtimit të jetës”.

“Lirimi i mëtejshëm i masave kufizuese varet drejtpërdrejt nga rritja e nivelit të vaksinimit. Si kryeministër i Kosovës jam gjithnjë i vetëdijshëm për vështirësitë e shkaktuara nga masat kufizuese në jetën e qytetarëve, sidomos në rrafshin ekonomik. Mirëpo, në mënyrë që të kemi mundësi që të ndjekim shembullin e vendeve të tjera që janë duke larguar masat e tyre kufizuese, ne duhet më së pari që të arrijmë nivelin e tyre të vaksinimit në raport me popullsinë”.

Kurti tha se për të kaluar nga një strategji vaksinë plus në një strategji vetëm vaksina, qytetarët duhet të vaksinohen me dy dozat dhe pas tre muajve nga doza e dytë, të marrin atë përforcuese.

Kurti shtoi se vaksinat vazhdojnë të jenë jetike në luftën kundër pandemisë meqë “e vetmja parashikueshmëri e virusit është paparashikueshmëria e tij”.

“Nuk kemi asnjë garanci që kjo shpresë doemos do të behët realitet. Nuk e dimë dhe nuk kemi sesi ta dimë këtë gjë këtë tani. Vaksinimi në masë është shumë më efikas”.

Kryeministri tha se donacioni i sotëm nga ShBA e bën të mundshëm imunizimin e qytetarëve dhe për këtë shprehi mirënjohjet e tij.

 

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës
8 March, 2022 11:21

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës

Lifestyle
Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro
13 May, 2022

Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, ka paditur djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij që

Lajmet e fundit
  • Kurti takohet me drejtuesit e PayPal në Davos 23 May, 2022
  • Giresse publikon listën e Kosovës për ndeshjet e qershorit 23 May, 2022
  • Dendias me Xhaçkën: Të bashkëpunojmë për abrogimin e ligjit të luftës dhe pensionet e shqiptarëve në Greqi 23 May, 2022
  • Shpërblehen 14 komuna përmes grantit të performancës komunale 23 May, 2022
  • Ronela nuk u kualifikua në finalen e Eurovision, flet koreografja 23 May, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top