Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë sot para deputetëve se qytetarët e Kosovës, e dinë përpjekjen e tyre për t’ju ndihmuar në secilën situatë.
Sipas tij e gjithë kjo pas kritikave që po pranojnë si qeveri, për mosreagim karshi rritjes së çmimeve.
”Qytetarët e njohin shumë mirë përpjekjen tonë për t’ju ndihmuar atyre. Janë inspektuar e po vazhdojnë të inspektohen operatorë ekonomikë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Çmimi për litër, u kurdis në vlerë prej 3.49 cent. Pra, pasi që ju vjedhim ua kthejmë një cent”.
”Kjo është sikur plagës, ua shtojmë ofendimin. Të gjithë ata shitës që manipuluan në kurriz të qytetarëve, duhet të ndëshkohen dhe do të ndëshkohen. Inspektoriati i tregut po merr masa ndëshkuese. Për menaxhim të kësaj situate, më së pari kemi rritje të inspektimeve”
”Janë inspektuar pikat shitëse me pakicë të naftës dhe derivateve të naftës. Kemi përgjysmuar çmimin e biletës për linjat ndërurbane. Qytetarët duan rend dhe zbatim të ligjit. Rritje të inspektimeve dhe iu bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos bien pre e manipulimeve të tregtarëve të pandërgjegjshëm”.