fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 8 August, 2022 18:38 Hyseni: Qeveria s’duhet të bie në grackën e Serbisë duke bërë dialog për çështje të veçanta
  • 8 August, 2022 18:36 Çitaku: Mos ndjellni frikë e panik, s’ka me pasë luftë në Kosovë
  • 8 August, 2022 18:35 Aliu dhe Krasniqi nënshkruajnë marrëveshjen për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit në dy lagje të Fushë Kosovës
  • 8 August, 2022 10:42 Sulmohen katër policë në Prishtinë
  • 8 August, 2022 10:39 Prishtina së shpejti pajiset me autobusë të rinj dhe elektrikë
  • 8 August, 2022 10:36 Ambasada ruse në Beograd e quan provokim ndalimin e gazetares ruse në Kosovë
  • 8 August, 2022 10:34 Analisti amerikan: ‘Open Balkan’ minon Procesin e Berlinit
  • 8 August, 2022 10:30 Kandiq: Në zonat ku ka vepruar Deliq në Kosovë, janë vrarë mbi dymijë civilë
  • 8 August, 2022 10:27 Deri në 30 minuta pritje te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë
  • 5 August, 2022 15:43 Ministrja Nagavci: E shqetësuar rreth plagjiaturës në UP
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Kurti: Reciprociteti po imponohet nga Serbia, nesër mblidhet Këshilli i Sigurisë
30 July, 2022

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se qeveria të cilën e udhëheq ai nuk ka qenë për vendosjen e dokumenteve të përkohshme, por siç tha ai, Serbia ka vepruar kështu me qytetarët e Kosovës.

Duke folur për vendimin që hyn në fuqi nga 1 gushti, ai tha se nëse qytetari kosovar ka nevojë për një dokument shtesë kur hyn në Serbi, është e nevojshme të ketë një të tillë edhe kur hyhet në vendin tonë.

“Sa i përket vendkalimeve kufitare, ju e dini shumë mirë që çdo qytetar i vendit tonë kur dëshiron të kalojë kufirin në Serbi, i duhet të pajiset me një dokument shtesë atje. Ne s’do të kishim preferuar dokumente të tilla, por nëse ka një dokument ku qytetari i vendit tonë e merr në kufi kur shkon në Serbi, duhet të ketë një tillë edhe kur qytetarë i cili është i pajisur me dokumente të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, hyn në Kosovë. Siç nuk kemi qenë për ato targat e përkohshme, nuk jemi as për këto lloj dokumente të përkohshme, por përderisa ka një të tillë për qytetarin tonë kur shkon në Serbi, është e nevojshme të ketë një të tillë edhe kur hyhet në Kosovë, dhe kjo do të fillojë nga 1 gushti”, tha Kurti në konferencë për medie.

Kreu i qeverisë poashtu foli edhe për regjistrimin e veturave që posedojnë targa ilegale që të kthehen në targa RKS.

“Do të bëjmë fushatë vetëdijësuese dhe informuese që në muajt gusht dhe shtator të bëhet shndërrimi i targave nga koha e Millosheviqit, KM, PR, GL, PE, UR, DJ, PZ e kështu me radhë në targa RKS në përputhje dhe respektimin e ligjit dhe kushtetutshmërisë në vendin tonë. Uroj që nga e hëna e 1 gushtit sa më shumë qytetarë serbë të vendit tonë ta bëjnë këtë kalim në regjistrin legjitim dhe legal të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Më tej, kryeministri i vendit ka bërë me dije se nesër në mëngjes mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurisë, lidhur me këto dy çështje.

“Javëve në vijim është e domosdoshme që gjithçka të shkojë mirë me procesin e shndërrimit të targave të automjeteve dhe në çdo vendkalim kufitar të shkojë mirë me dokumente që do të lëshohen për qytetarët që vijnë nga Serbia në Kosovë. Nesër në mëngjes e kemi një mbledhje të Këshillit të Sigurisë ku do t’i diskutojmë me krerët e organeve dhe agjencive të ndryshme shtetërore, ministria, çështjet që mund të na shfaqen e të cilat duhet t’i kemi parasysh. E dimë që ka njerëz jashtë ligjit, ka kriminelë të llojeve e ngjyrave të ndryshme, të cilëve s’iu pëlqen ligjshmëria dhe kushtetueshmëria dhe duan ta sfidojnë shtetin e Kosovës, andaj kjo mbledhje është për t’u diskutuar se a janë marr të gjitha masat që gjithçka të shkojë siç është planifikuar gjithnjë sipas shtetit të së drejtës”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Çavusoglu:“Terrorizmi nuk ka komb”
15 July, 2022 12:50

Çavusoglu:“Terrorizmi nuk ka komb”

Mendimet e së hënës në Prishtinë
21 June, 2022 09:12

Mendimet e së hënës në Prishtinë

Lifestyle
Në çfarë moshe largohen fëmija nga shtëpia e prindërve në Gjermani e shtete tjera
2 August, 2022

Në çfarë moshe largohen fëmija nga shtëpia e prindërve në Gjermani e shtete tjera

Më shumë se 30% e gjermanëve të moshës 15 deri në 24 vjeç nuk jetonin më me prindërit ose kujdestarët

Lajmet e fundit
  • Kurti për Asociacionin: Jo në bazë të etnisë 8 August, 2022
  • Mimoza Kusari e ashpër për Asociacionin, paralajmëron diskutim me serbët dhe thotë “do të rezistojmë” 8 August, 2022
  • Hyseni: Qeveria s’duhet të bie në grackën e Serbisë duke bërë dialog për çështje të veçanta 8 August, 2022
  • Çitaku: Mos ndjellni frikë e panik, s’ka me pasë luftë në Kosovë 8 August, 2022
  • Aliu dhe Krasniqi nënshkruajnë marrëveshjen për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit në dy lagje të Fushë Kosovës 8 August, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top