fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 13 April, 2021 15:15 Ukraina me “mburojë të hekurt”, Britania dërgon 6 aeroplanë në Rumani
  • 13 April, 2021 15:11 OAK takohet me ministren Hajdari, diskutojnë për problemet e bizneseve në Kosovë
  • 13 April, 2021 15:08 Kreu i KMDLNJ-së: Kemi prova që Manastiri i Deçanit ishte shndërruar në bazë ushtarake të Serbisë, aty ishin mbajtur peng shqiptarët
  • 13 April, 2021 14:59 Haxhiu: Papunësia, krimi i organizuar dhe korrupsioni po e mbajnë të pazhvilluar Kosovën
  • 13 April, 2021 14:39 Veton Berisha ankohet në Kushtetuese për votat e “Romani Iniciativës”
  • 13 April, 2021 14:36 Meghan mungon në varrimin e Princit Philip pasi ajo ”nuk dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes”
  • 13 April, 2021 14:26 “FARK nuk kishte fare”, reagon Gani Geci: Ka pasur takime për bashkimin e dy forcave, kryesori ishte në Oslo
  • 13 April, 2021 14:18 VV e zëvendëson Avni Deharin me Adelina Graincën në komisionin për Punë të Jashtme
  • 13 April, 2021 14:17 Madonna e ka blerë shtëpi 19.3 milionë dollarësh nga The Weeknd
  • 13 April, 2021 14:11 Millivojeviq: Ideja e një “Serbie të madhe” s’i përshtatet Beogradit, do të nënkuptonte ndarjen e Kosovës
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Kurti: Serbia s’i ndjek kriminelët, disa prej tyre i afirmon lartë në politikë
1 April, 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se java e fundit e marsit 1999 ishte përplot me vrasje e masakra të përditshme.

Ai ka thënë se Serbia në përgjithësi nuk i ndjek kriminelët e në veçanti disa prej përgjegjësve i afirmon lart në politikë e në shtet.

Kurti në Facebook ka shkruar se Kosova dergjet nga pasiviteti special i prokurorëve të saj dhe joefikasiteti edhe më special i gjykatësve të saj.

Sipas tij, të paktën më 29 maj 2019 e patëm amandamentuar Kodin e Procedurës Penale për të mundësuar gjykimin dhe dënimin në mungesë të kriminelëve, por as kjo nuk po sjell rezultate sa duhet.

“Avokati Bajram Kelmendi me dy djemtë në Prishtinë, Kryesindikalisti Agim Hajrizi e veprimtari i shquar Latif Berisha në Mitrovicë, masakrat në Krushë të Madhe e të Vogël, në Suharekë e në Izbicë e deri tek ajo në Lubeniq së cilës ia shënojmë përvjetori sot. Lubeniqi paraqet gjenocidin e kryer ndaj popullsisë civile, duke shtuar se mbi 80 persona janë ekzekutuar në këtë vend, përfshirë këtu Muhametin e vogël vetëm 18 muajsh. Shumë krime ndaj nesh e aspak drejtësi për neve ndonëse u bënë 22 vjet që prej atëherë”, ka thënë ai.

Kurti ka shkruar se familjet në Kosovë vuajnë, pa adresim të së vërtetës, pa zhdëmtim, restaurim dhe rehabilitim që do t’ua sillte sistemi i duhur i drejtësisë dhe strategjia e nevojshme e adresimit të së shkuarës.

“22 vjet pas luftës diskutimi mbi të kaluarën s’do të duhej të ishte në pikën ku është. Megjithatë, ne do të angazhohemi e të bëjmë më të mirën që mundemi e që dijmë për të mbyllur plagët e së kaluarës. Sepse vetëm ashtu mund të shikojmë qartë dhe ecim krenar kah e ardhmja. Ndryshe jo”, ka shkruar në Facebook.

Ndërkohë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nderimi për viktimat është thirrje për drejtësi.

“Jemi në Lybeniq në përvjetorin e njërës së masakrave, dhe ende ka të pagjetur dhe bashkëkombasit tanë fëmijët janë masakruar në këtë vend dhe nderimi për ta është thirrje për drejtësi”, tha Haradinaj.

 

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Veprimet që duhet të bëni nëse zgjoheni me dhimbje mesi
13 April, 2021

Veprimet që duhet të bëni nëse zgjoheni me dhimbje mesi

Të paktën 80 përqind e njerëzve e kanë provuar njëherë në jetë dhimbjen e mesit me të gjithë intensitetin e

Lajmet e fundit
  • Mbi 2 mijë të vdekur me COVID-19 në Kosovë që nga paraqitja e rasteve të para 13 April, 2021
  • Ukraina me “mburojë të hekurt”, Britania dërgon 6 aeroplanë në Rumani 13 April, 2021
  • OAK takohet me ministren Hajdari, diskutojnë për problemet e bizneseve në Kosovë 13 April, 2021
  • Kreu i KMDLNJ-së: Kemi prova që Manastiri i Deçanit ishte shndërruar në bazë ushtarake të Serbisë, aty ishin mbajtur peng shqiptarët 13 April, 2021
  • 12 viktima dhe 494 raste të reja të infektuara me COVID-19 13 April, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top