Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova nuk ka varësi ekzistenciale nga gruri i Serbisë, pas lajmit që Serbia ka pezulluar eksportin e grurit.
“Nuk ka vend për panik, s’kemi asi varësi ekzistenciale nga Serbia. Përkundrazi, mbi 800 mijë ton grurë i ka Serbia në stoqe që i duhet t’i eksportojë dhe ky është problemi i saj”.
Kurti tha se sot u dha një lajm i gëzueshëm meqë ka dhënë mbështetje për bujqit.
“Do të kemi edhe një vendim për çmim minimal, sepse s’mund të lejojmë që produktet tona të brendshme të detyrohen fermerët t’i shesin më lirë se badihava”.