Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje. Albin Kurti ka takuar përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor Arne Sannes Bjørnstad nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë – Departamenti i Evropës Juglindore dhe Jens Erik Grøndahl, ambasadorin norvegjez në vendin tonë.
Në një njoftim për media të VV-së thuhet se Arne Sannes Bjørnstad e uroi Kurtin për rezultatin zgjedhor dhe për mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor nga Norvegjia shprehi interesim për zhvillimet politike në Kosovë dhe për dialogun Kosovë – Serbi.
Nga ana e tij,Kurti e njoftoi se prioritet e ka forcimin e shtetit në të gjitha fushat, në drejtësi, në ekonomi e në atë sociale. Sa i përket dialogut Kosovë – Serbi, ai tha se duhet të nxjerrim mësimet nga e kaluara në mënyrë që dialogu të jetë i përgatitur mirë, me parime të qarta, dhe kësisoj të jetë solid.