fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 9 April, 2021 20:52 Vdiq reperi dhe aktori DMX
  • 9 April, 2021 17:29 Osmani bashkëbisedoi me profesorë të Katedrës Kushtetuese në Ditën e Kushtetutës
  • 9 April, 2021 17:26 Kosova mbyllet pas rasteve me COVID – Qytetarët ikin në Shqipëri, VIP-at në Dubai
  • 9 April, 2021 17:21 “Sa trishtuese”, Rita Ora reagon pas lajmit për vdekjen e Princit Philip
  • 9 April, 2021 17:19 Enca shfaqet përkrah sheikut të famshëm arab
  • 9 April, 2021 12:15 Vlora Dumoshi thotë se Vetëvendosje do të demaskohet ende pa i kaluar 100 ditë në qeverisje
  • 9 April, 2021 12:12 Osmani, Konjufca e Kurti bëjnë homazhe në Koshare
  • 9 April, 2021 12:10 Abdixhiku uron Ditën e Kushtetutës: Duhet ta kemi udhërrëfyes për vlerat demokratike
  • 9 April, 2021 12:08 Ambasada britanike për diplomimin e dy kadetëve të FKS-së në Angli: Moment krenarie
  • 9 April, 2021 12:07 Kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë pas shtrëngimit të masave
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Kurti: Të zgjedhim Osmanin presidente, pastaj me opozitën punojmë për reformën zgjedhore
3 April, 2021

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryeministri Albin Kurti i ka bërë thirrje opozitës që të votohet për Vjosa Osmanin për presidente, duke thënë se menjëherë pas kësaj do të punojë bashkë me ta për të përmbyllur reformën zgjedhore.

Me fillim prej orës 18:00 pritet të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit. Ky proces është komplikuar pasi Vetëvendosje s’i ka të sigurta numrat dhe se LDK-ja u shpreh se s’do t’ia bëjë kuorumin nëse Vetëvendosje e Kurti s’tërhiqen nga ndryshimet për Ligjin për Zgjedhje, të iniciuar të premten. Tentativa e VV-së që ndryshimet të kryhen shpejt, të premten dështoi pasi s’u siguruan votat e 2/3 të deputetëve të pranishëm.

Të shtunën, Qeveria u shpreh se është tërhequr nga përpjekja që të vazhdojë si e vetme ndryshimet duke thënë se do të bashkëpunojë me opozitën pasi që të zgjidhet Osmani presidente.

“Mbrëmë fitoi opozita, sonte duhet të fitojë shteti. Zgjedhja e Presidentes së Republikës është fitore për Kosovën. Ajo nuk është kundër askujt dhe është për të gjithë. Me zgjedhjen e Presidentes përmbyllet hapi i tretë i konstituimit të institucioneve të legjislaturës së tetë. Pas fitores me 50,28% të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit, ne jemi shumica në Kuvendin e Kosovës. Mbrëmë deputetët tanë ishin shumica, por nuk ishin 2/3 e të pranishmëve. Nuk arritëm të procedojmë me projektligjin që ua mundëson mërgatës të votojë në ambasadat e konsullatat tona. Ky Projektligj nuk kishte të bënte me reformën zgjedhore. Sidoqoftë, ai sot nuk është aktual. Sot kemi seancën për zgjedhjen Presidente të znj. Vjosa Osmani. Menjëherë pas kësaj formojmë komisionin ku bashkë me opozitën punojmë, pajtohemi dhe sivjet e përmbyllim reformën zgjedhore”, ka shkruar Kurti në Facebook, dy orë para mbajtjes së seancës për zgjedhjen e presidentit.

Vetëvendosje si e vetme ka 58 vota. Duke përllogaritur edhe disa vota të minoriteteve pakicë jo serbe, për ta zgjedhur Osmanin i duhen patjetër edhe votat e LDK-së në mënyrë që të arrihet kuorumi i obligueshëm prej 80 votash për zgjedhjen e presidentit. Në dy rundet e votimit për presidentin kërkohet përkrahja e 2/3 e deputetëve, ndërsa në rundin e tretë kërkohen minimalisht 61 vota por me kushtin që në votim të marrin pjesë së paku 80 deputetë.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Tregoni kujdes, këto 4 gabime të përditshme çojnë drejt fryrjes së barkut
8 April, 2021

Tregoni kujdes, këto 4 gabime të përditshme çojnë drejt fryrjes së barkut

Barku i fryrë mund të ndihet për shkak të disa zakoneve të këqija! Përveçse një simptomë e ciklit menstrual ose

Lajmet e fundit
  • Vdiq reperi dhe aktori DMX 9 April, 2021
  • Gjermania ngre alarmin për rastet me Covid-19 9 April, 2021
  • Shqiprim Arifi takohet me Glauk Konjufcen, ka dy kërkesa për qeverinë 9 April, 2021
  • Borrell i shkruan letër Kurtit: BE-ja i ka qëndruar pranë Kosovës dhe popullit të saj në luftimin e pandemisë 9 April, 2021
  • Osmani bashkëbisedoi me profesorë të Katedrës Kushtetuese në Ditën e Kushtetutës 9 April, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top