fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 20 May, 2022 10:53 Ministri Peci në Ditën Botërore të Bletës: E rritëm përkrahjen për 33%
  • 20 May, 2022 10:49 Senatori Murphy: Lidhje e pathyeshme mes Amerikës e Kosovës
  • 20 May, 2022 10:45 Qeveria publikon pamje të eskortës që e përcillte Kurtin në Washington
  • 20 May, 2022 10:33 Punëtorët e shtetit në protestë, nuk mbahet as mësim
  • 20 May, 2022 10:25 Emisari gjerman: Qëllimi ynë final është që të kemi Kosovën në NATO, mosliberalizimi i vizave gabim i madh i BE’së
  • 19 May, 2022 15:08 Pasi Loredana u shfaq me lot në sy, Mozzik “solidarizohet” me problemin e saj
  • 19 May, 2022 15:06 Haradinaj takohet me Gjukanoviq: Kufiri do të demarkohet me korrigjim në sektorët e caktuar
  • 19 May, 2022 15:02 Berisha, qeverisë: Mos gaboni t’i hiqni veteranët nga rritja e pagës minimale
  • 19 May, 2022 14:47 Bislimi e Haxhiu takohen me raportuesen e Komisionit të Venecias, flasin për Vetingun
  • 19 May, 2022 13:47 Pas 3 vitesh martesë, Blero dhe Afrona ndahen?
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Kurti tregon se çka përmban agjenda e këtij viti për personat me aftësi të veçanta
22 February, 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria është e angazhuar që të drejtat e njeriut t’i vendosë në qendër të vlerave të bazuara në parime.

Pasi deputetja Labinotë Demi-Murtezaj, pyeti Kurtin se çfarë përmban agjenda e këtij viti për personat me nevoja të veçanta, kryeministri theksoi se do të plotësohet kuota për këtë kategori dhe se Ministria e Financave është duke punuar për Projektligjin.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar që të drejtat e njeriut t’i vendosë në qendër të vlerave të bazuara në parime, në njërën anë të demokracisë dhe sundimit të ligjit dhe në anën tjetër të mosdiskriminimit dhe barazisë. Në fund të muajit nëntor e kemi shpallur vitin 2021, si vit i personave me aftësi të kufizuara në Kosovë. Ne synojmë të realizojmë të gjitha resurset tona për një vend me mundësi dhe qasje të barabartë. Kalendari i aktiviteteve i ka shtatë komponente. Nga fushat e shëndetësisë, edukimit dhe arsimit, punësimit, qasjes, mirëqenies sociale, kulturës, sportit si dhe drejtësisë e sigurisë”, tha Kurti.

“Secila komponentë  përmban aktivitete dhe veprime konkrete të cilat do të zbatohen nga institucionet në bashkëpunim të ngushtë me organizatat për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave për personat me aftësi të kufizuara edhe pse jemi në fazën fillestare të zbatimit të kalendarit, zyra për qeverisje të mirë në kuadër të ministrisë në bashkëpunim me të gjitha ministritë dhe organizatat ka filluar nismat e para të zbatimit të kalendarit për vitin 2022”.

Mes tjerash, Demi-Myrtezaj i tha Kurtit se kanë pasur ankesa nga personat shtatshkurtër, për të cilët ajo tha se jo gjithmonë u është njohur statusi.

“Sa herë që është diskutuar për personat me nevoja të veçanta kemi pasur në mënyrë të veçantë ankesa nga personat shtatshkurtër që jo gjithmonë u është njohur statusi i personave me nevoja të veçanta e që praktikisht ata janë të tillë. A keni ndërmarr diçka konkretisht në këtë drejtim?”, ishte pyetja e deputetes për kryeministrin.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, që është duke punuar në projektligjin për vlerësimin, njohjen e statusit për fitimet dhe shërbimet për personat me aftësi të kufizuara është duke e trajtuar këtë çështje dhe padyshim që do të marrin edhe vëmendjen tonë këta persona.  Me ç’rast më lejoni të bëjë edhe një theks tek terminologjia se e pashë që ju thoni me nevoja të veçanta. Në gjuhën tonë ligjore e administrative është persona me aftësi të kufizuara, pavarësisht si do të jetë terminologjia, kuptimi do të jetë në nivel të duhur. Unë e kuptoj që s’ka persona me aftësi të pakufizuara, mirëpo megjithatë, në kuadër të legjislacionit tonë dhe të administratës sonë e kemi këtë terminologji, ndonëse më duhet të pranoj që emërtimit që ju përdorët kurrsesi nuk është më pak i saktë”, tha tutje Kurti.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës
8 March, 2022 11:21

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës

Lifestyle
Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro
13 May, 2022

Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, ka paditur djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij që

Lajmet e fundit
  • Komandantja Supreme, rekrutëve të rinj: Shpresa jonë është e varur tek ju ( 20 May, 2022
  • Mehaj, rekrutëve të FSK-së: Në jetën ushtarake veç Adem Jashari është komandant i përjetshëm 20 May, 2022
  • Ministri Peci në Ditën Botërore të Bletës: E rritëm përkrahjen për 33% 20 May, 2022
  • Michel pritet me ceremoni shtetërore nga Rama 20 May, 2022
  • Senatori Murphy: Lidhje e pathyeshme mes Amerikës e Kosovës 20 May, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top