Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Britani të Madhe. Gjatë qëndrimit atje, ai do të zhvillojë takime të nivelit të lartë.
Në mesin e tyre, Kurti do të takohet me Sekretaren britanike për Punë të Jashtme, Liz Truss.
Ndërkaq, sot gjatë ditës ai do të mbajë një ligjëratë të hapur në Oxford Union, kurse nesër një të tillë në Universitetin e Cambridge.