Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë që zbatimi i masave të MSA-së brenda afateve kohore, është një obligim që rrjedh nga procesi i integrimit evropian.
Kurti në takimin e Këshillit Ministror për Integrim Evropian, tha që janë mbledhur për të diskutuar draftin përfundimtar të marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe “ta miratojmë atë në parim”.
“Duke marrë parasysh rëndësinë e reformave të BE-së, obligimet që i kemi marrë përsipër duhet të trajtohen me prioritet të lartë. Zbatimi i masave të MSA-së brenda afateve kohore që keni marrë, është obligim që rrjedh nga procesi i integrimit evropian”.
“Qeveria është e gatshme të ju mbështesë në vendimmarrje politike në format tjera afatgjate për të siguruar zbatimin e tyre”.
“Edhe zëvendëskryeministri Bislimi dhe ekipi i tij do të jenë në dispozicionin për të siguruar zbatimin e duhur të këtj programi”, tha ai.