Shefja e GP-së së LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka publikuar një fotografi me kandidaten për presidente Vjosa Osmani, gjatë kohës sa deputetët po votojnë për zgjedhjen e presidentit.
Në mbishkrimin e fotografisë, Kusari-Lila e ka quajtur Osmanin presidente.
“Loading …. Presidentja e Republikës së Kosovës
Madam President Vjosa R. Osmani”, ka shkruar ajo në FB.
Ndryshe, ka përfunduar raundi i parë i votimit për Presidentin.
Pas kësaj, kryeparlamentari i ka kërkuar komisionit që t’i njoftojë për reluztatin, ndërsa këta të fundit kanë nisur numërimin.
Para nisjes së votimit, në seancën e Kuvendit të Kosovës kanë qenë të pranishëm 83 deputetë.