Më 94 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot Rezolutën me të cilën dënohet ashpër agresioni i Rusisë në Ukrainë.
Në njërën nga pikat Kuvendi i kërkon qeverisë që të aplikojë për anëtarësim në NATO dhe BE.
”Kuvendi i Republikës së Kosovës e dënon në mënyrën më të ashpër të mundshme agresionin dhe invazionin e paligjshëm, te paprovokuar dhe të pajustifikuar ushtarak të Federatës Ruse ndaj Ukrainës si dhe përfshirjen e Bjellorusisë në këtë agresion”, thuhet në pikën e parë të Rezolutës së Kuvendit.