Sot do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën në rend dite janë disa pika.
Në këtë seancë do të bëhet shqyrtimi i Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2022 – 2026, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-128 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-114 për zyrtarët publik, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-136 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-102 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-139 për procedurën përmbarimore i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 05/L-118, zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb dhe formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarura të Mediave nga radhët e komunitetit shqiptar.
Seanca fillon në ora 10:00.