Këngëtari shqiptar, Boiken Lako kishte filluar punimet në një vend të cilin e kishte marr me qera për ta kthyer atë në një studio muzikore, e që kjo gjë i kushtoi ish-burri të këngëtares, Semi Jaupaj më dënim.
Në vendimin e Gjykatës së Tiranës të cilin e ka siguruar “abcnews.al”, shkruan se gjyqtarët e kanë dënuar me tri vite burgime për kryerjen e veprës penale të “Ndërtimit të paligjshëm” për qëllime fitimi.
Në fund, me aplikim të gjykimit të shkurtuar dhe pezullimit të dënimit, këngëtari është dënuar me 3 vite, me kusht që i pandehuri në këtë rast këngëtari (Boiken Lako) të mos kryej ndonjë vepër tjetër penale.
Kujtojmë që gjatë kohës që këngëtarja Semi ishte pjesë e reality-show “Big Brother Albania VIP” kishte përmendur shpeshherë marrëdhënien e saj me Boikenin, me të cilin ishte edhe e martuar.
