fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 16 May, 2022 16:19 Luhatja e çmimeve, Britania e ka një ide për t’i mbrojtur konsumatorët
  • 16 May, 2022 13:39 Fansi i propozon në mes të koncertit, ky është reagimi i Elvana Gjatës
  • 16 May, 2022 13:35 Ramush Haradinaj përkujton Ukshin Hotin: Madhështia e tij na bën të vegjël
  • 16 May, 2022 13:34 Krasniqi: Ukshin Hoti ishte intelektual i pazëvendësueshëm, të zbardhet fati i tij
  • 16 May, 2022 13:30 Mozzik publikon fotografi të ëmbla me vajzën e tij, Hanën
  • 16 May, 2022 13:29 Publikohet lista me fituesit e ‘Billboard Music Awards 2022’, ja cilat çmime të rëndësishme i fitoi Dua Lipa
  • 16 May, 2022 13:23 Glauk Konjufca për Ukshin Hotin: Do të kujtohet sa të ketë komb shqiptar
  • 16 May, 2022 13:14 Lajçak takon ministrin e Jashtëm të Çekisë, flasin për Ballkanin Perëndimor
  • 16 May, 2022 13:08 Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Europës, Abraham thirrje Italisë që ta vendos në agjendën e 20 majit
  • 16 May, 2022 13:06 Hoxhaj kritikon Kurtin e Osmanin: Asnjë fjalë se thanë për deklaratën mbështetëse të G7
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Lajçak: Ukraina në BE para Ballkanit
26 April, 2022

I ngarkuari i BE-së në dialogun Kosovë Serbi, Mirosllav Lajçak, shpjegoi se një muaj më parë ishte shumë optimist. “Por tani guxoj të them se do të mund ta shikoni Ukrainën që të kërcejë para partnerëve në Ballkan, kur është fjala për integrimet evropiane”, tha Lajçak.

Në Sofje të Bullgarisë po mbahet Forumi BE-ja dhe Ballkani, ku po marrin pjesë ministra të vendeve të Ballkanit dhe zyrtarë e ish zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian. Aty po merr pjesë edhe Miroslav Lajçak, i dërguar i BE-së për procesin e dialogut Kosovë Serbi dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në fjalën e tij, Lajçak tha se lufta në Ukrainë ka ndryshuar mënyrën e të menduarit të BE-së, sa i përket zgjerimit  në aspektin pozitiv, sepse agresioni rus në Ukrainë, e ka bërë zgjerimin sërish çështje politike.

“Papritur të gjitha vendet e BE-së e kanë kuptuar se zgjerimi nuk është  çështje teknike, por është çështje e të ndarit të vlerave dhe të të bërit pjesë e zgjidhjes”, tha Lajçak.

Ai tha se Ballkani perëndimor duhet të jetë me BE-në në këtë kohë të vështirë

“Kjo do të thotë se ka ndjenjë të urgjencës, dhe ndjenjën e një procesi të papërfunduar”, u shpreh i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi.

“Gjithmonë ka një por. Në këtë kohë, BE-ja nuk ka kapacitete të ballafaqohet me më shumë probleme, sepse gjithçka tjetër është në Ukrainë”, u shpreh Lajçak.

Ai shpjegoi se BE-së i ka humbur durimi me problemet apo kuazi problemet në Ballkanin perëndimor.

“Presim që partnerët tanë në Ballkan të tregojnë se janë pjesë e zgjidhjes së problemeve, duke i zgjidhur vetë problemet ose duke na ndihmuar ne që t’i zgjidhim problemet e tyre”.

Ai shpjegoi se një muaj më parë ishte  shumë optimist. “Por tani guxoj të them se do të mund ta shikoni Ukrainën që të kërcejë para partnerëve në Ballkan, kur është fjala për integrimet evropiane”, tha Lajçak, të cilit drejtuesi i debatit i kërkoi sqarim se si mund të ndodhë kjo!

“Fatkeqësisht nuk shoh shumë ndryshime kur vjen çështja tek retorika, ndërmjet partnerëve në rajon. Ata (vendet e Ballkanit perëndimor v.j) thonë të gjitha gjërat e duhura kur është çështja tek Rusia dhe Ukraina, por kur shihni  në rajon, konfrontimet në Bosnje e Hercegovinë, kur shikoni mungesën e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, atëherë mendoj se rasti i Ukrainës nuk ishte thirrje e mjaftueshme për ta për t’u zgjuar”, tha Lajçak.

Sipas tij,  durimi dhe toleranca e BE-së me të vërtetë është ndikuar nga lufta në Ukrainë. Për këtë arsye, Lajçak tha se vendet e Ballkanit perëndimor duhet të jenë pjesë e zgjidhjes së problemeve. “E jo të merreni me plagët që shpesh ia krijoni vetes”. /RTK/

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës
8 March, 2022 11:21

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës

Lifestyle
Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro
13 May, 2022

Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, ka paditur djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij që

Lajmet e fundit
  • Luhatja e çmimeve, Britania e ka një ide për t’i mbrojtur konsumatorët 16 May, 2022
  • Porosia e komisionerit evropian drejtuar Serbisë: Dialogu me Kosovën duhet të vazhdojë 16 May, 2022
  • ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë 16 May, 2022
  • Osmani uron presidentin e ri të Emirateve të Bashkuara Arabe 16 May, 2022
  • Varheyli: Shqipëria i ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE 16 May, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top