fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 13 April, 2021 13:08 Kanye i përgjigjet kërkesës së Kim për divorc
  • 13 April, 2021 13:03 Konjufca: Muaji i Ramazanit, s’është vetëm muaj i agjërimit, por edhe i sakrificës dhe dashurisë njerëzore
  • 13 April, 2021 12:57 Kryeministri japonez i shkruan Osmanit: Japonia do të mbështesë përpjekjet e Kosovës për integrim në BE
  • 13 April, 2021 12:54 Osmani pret në takim ish-presidentët Sejdiu, Jahjaga dhe Pacolli
  • 13 April, 2021 09:13 Gara për kryetar të Prizrenit, Haskuka flet për kandidaturën e Drita Millakut
  • 13 April, 2021 09:10 Bekim Haxhiu: Jam duke e pritur një përgjigje për sigurimin e 1 milion vaksinave brenda tri ditësh
  • 12 April, 2021 14:49 Sherifi i Nismës, VV-së: Hipokrit dhe të pangopshëm!
  • 12 April, 2021 14:47 Nagavci: Mësimi ka nisur normalisht, vazhdimi i tij do të varet nga situata pandemike
  • 12 April, 2021 14:45 Lajçak: Nëse ka vullnet politik në Kosovë e Serbi, marrëveshjen e arrijmë brenda disa muajsh
  • 12 April, 2021 14:42 Kosnett takohet me Sveçlën, diskutojnë për çështjet anti-kurrpsion
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Lajçak: Vazhdimi i dialogut, brenda javësh
25 March, 2021

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se takimi i parë midis kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të ndodhë brenda disa javësh.

Miroslav Lajčák, Slovak Minister for Foreign Affairs

Ai thotë se është inkurajuar nga vizita e fundit në Prishtinë dhe Beograd, ku, siç shprehet, ka marrë garanci se udhëheqësit janë të gatshëm të vazhdojnë dialogun.

Me Kurtin në krye të delegacionit të Kosovës, Lajçak beson se ekziston një situatë e re, sepse, sipas tij, të dy bartësit e dialogut tani kanë mandat shumë të fuqishëm.

Të premten e kaluar, Këshilli Evropian ka zgjatur mandatin e Lajçakut deri në gusht të vitit 2022.​

“Mendoj se takimin e parë mund ta presim shumë shpejt, pa shtyrje të panevojshme. Kosova, ashtu siç jemi marrë vesh edhe me zotin Kurti, duhet të përfundojë me krijimin e institucioneve. Ka mbetur tani edhe zgjedhja e presidentit dhe përgatitja e ekipit të ri. Pas kësaj, presim që ata të jenë të gatshëm. Ai [Kurti] më ka thënë se është i gatshëm të vijë në Bruksel, për t’u takuar me presidentin Vuçiq. Vuçiq më ka thënë se është i gatshëm të vijë kurdo që të ftohet”, ka thënë ai.

Lajçak ka thënë se kanë pasur një periudhë mjaft produktive midis korrikut dhe shtatorit të vitit të kaluar. Pastaj, sipas tij, situata politike në Kosovë nuk ka qenë e tillë që të lejonte vazhdimin e bisedimeve për këto tema. Ai ka shtuar se nuk ka kohë për të humbur.

“Tani, siç e thashë, kemi garanci se të dyja palët janë të gatshme të vazhdojnë. Nuk kemi kohë për të humbur, sepse kalendari politik është i tillë që nuk ka zgjedhje të mëdha, nuk ka në Serbi, ka zgjedhje lokale në Kosovë në vjeshtë. Kështu që, duhet ta shfrytëzojmë këtë kalendar politik dhe, siç e thashë, t’iu qasemi bisedimeve pa shtyrje. Kryeministri Kurti i ka marrë këto mesazhe nga partnerët e tij evropianë, nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, [Josep] Borrell. Ai e di se kjo [vazhdimi i dialogut] pritet nga ai”, ka thënë Lajçak.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
12 viktima dhe 529 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
11 April, 2021

12 viktima dhe 529 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 12 viktima si pasojë e virusit COVID-19. Gjatë kësaj kohe

Lajmet e fundit
  • Kanye i përgjigjet kërkesës së Kim për divorc 13 April, 2021
  • Studimi: Covid-19 është në ajër, jo në sipërfaqe 13 April, 2021
  • Konjufca: Muaji i Ramazanit, s’është vetëm muaj i agjërimit, por edhe i sakrificës dhe dashurisë njerëzore 13 April, 2021
  • 39 aktakuza kundër 41 personave gjatë 24 orëve të fundit 13 April, 2021
  • Kryeministri japonez i shkruan Osmanit: Japonia do të mbështesë përpjekjet e Kosovës për integrim në BE 13 April, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top