fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 25 February, 2021 15:30 Gucatit e Haradinajt u vazhdohet paraburgimi
  • 25 February, 2021 15:25 “Bollni me cirkuz politik”, Daka lëshon mbledhjen e KQZ’së
  • 25 February, 2021 15:23 Policia mban ligjërata kundër drogës në shkollat e Podujevës
  • 25 February, 2021 15:15 Gashi: Deri në qershor do të plotësohen 90% e standardeve për kthimin e Kosovës në ENQA
  • 25 February, 2021 15:07 Planifikohet ndërtimi i disa rrugëve në Gjakovë
  • 25 February, 2021 14:35 Kurteshi i VV’së: E kundërligjshme, e frikshme dhe e tmerrshme, refuzimi i votës që është shprehje e vullnetit politik
  • 25 February, 2021 14:31 KQZ jep arsyet pse u refuzuan disa nga votat e diasporës
  • 25 February, 2021 14:29 Naomi Campbell, 50 vjeçarja që nuk di të zbresë nga froni i bukurisë
  • 25 February, 2021 13:49 Konsulli serb: Izraeli i bindur se Prishtina s`do të ndryshojë vendimin për ambasadën në Jerusalem
  • 25 February, 2021 13:36 Besian Mustafa takohet me ambasadorin gjerman Jörn Rohde
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Lansohet raporti “Tipologjitë e Pastrimit të Parave” nga zyrtarët publik në Kosovë
31 May, 2018
Lufta kundër pastrimit të parave është thelbësore për zbutjen e korrupsionit. Korrupsioni i nivelit të lartë që përfshinë zyrtarë publikë dëmton besimin e publikut, pengon zhvillimin ekonomik, shtrembëron shpërndarjen e pasurisë dhe mund të çojë edhe në trazira shoqërore.

Lansohet Raporti Tipologjitë e Pastrimit të Parave nga zyrtarët publik në Kosovë

Duke marrë parasysh të gjitha këto implikime, Projekti Anti-Korrupsion i UNDP-së (SAEK II), i mbështetur nga Bashkëpunimi Zviceran për Zhvillim (SDC) dhe Agjencia Daneze për Zhvillim Ndërkombëtar (DANIDA), bashkëpunoi me Njësinë e Inteligjencës Financiare të Kosovës (NjIF-K) për të paraqitur analizën e parë të pastrimit të parave që përfshin personat e ekspozuar politikisht (PEP), e cila u lansua sot në prani të zyrtarëve të lartë të UNDP-së dhe institucioneve të Kosovës dhe mysafirëve të tjerë të ftuar në këtë ngjarje.

Në fjalën e hapjes, Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së Ulrika Richardson theksoi: “Është e qartë se Kosova po shënon progres dhe unë – të gjithë ne – presim të shohim përparim të vazhdueshëm në këtë luftë të drejtë kundër korrupsionit. Për institucionet e Kosovës po ashtu mbetet kërkesa për të treguar se është duke shënuar rezultate konkrete në rrugën e saj drejt integrimit evropian”.

Folës të tjerë në këtë ngjarje ishin edhe Jean-Hubert Lebet, Ambasador i Zvicrës, Dardan Nuhiu, Drejtor i Njësisë së Inteligjencës Financiare të Kosovës, Labinot Preniqi, Udhëheqës i Departamentit të Pastrimit të Parave, Banka Qendrore e Kosovës, Shaip Havolli, Drejtor i Agjencisë Kosovare kundër Korrupsionit dhe Petrit Balija, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës

Publikimi rekomandon subjekteve raportuese se si të angazhohen me PEP si klientë, si të monitorojnë rrezikun dhe të identifikojnë treguesit që paralajmërojnë probleme e që duhet të raportohen NjIF.

Në kapitullin e fundit, shpjegohen tetë tipologjitë (ose rastet) e dyshuara që janë identifikuar për pastrim të parave që përfshijnë personat e ekspozuar politikisht.

Këto raste ilustrojnë skemat e pastrimit të parave me të cilat ballafaqohen subjektet raportuese dhe hetuesit.

Pritet që raporti të shërbejë si një udhëzues i vlefshëm referimi për subjektet raportuese të sektorit privat për të dalluar se cilët klientë janë me rrezik të lartë dhe cilat aktivitete të dyshimta duhet të raportojnë; për policinë dhe prokurorët në ndërtimin e rasteve përmes zbulimit të provave që u ndihmon për të filluar procedurat e konfiskimit; dhe së fundmi për gjyqtarët për të kuptuar se si është kryer ky lloj krimi (i kollares së bardhë) dhe për të vendos dënimet e duhura për këto lloje të veprave të rënda.

Raporti Tipologjitë e Pastrimit të Parave të Personave të Ekspozuar Politikisht në Kosovë është iniciativë e projektit të UNDP-së Përkrahje Përpjekjeve Kundër Korrupsionit në Kosovë, i cili financohet nga SDC dhe DANIDA.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Torturoi shërbyesen për një kohë të gjatë dhe më pas e vrau, gruaja e policit pranon krimin
25 February, 2021

Torturoi shërbyesen për një kohë të gjatë dhe më pas e vrau, gruaja e policit pranon krimin

Gruaja e një oficeri policie në Singapor ka pranuar se la pa ngrënë, torturoi dhe në fund vrau punonjësen nga

Lajmet e fundit
  • Prokuroria nis hetimin për rrahjen e gazetarit Visar Duriqi 25 February, 2021
  • Drejtori i PSG-së: Ka ardhur koha që Mbappe të vendosë 25 February, 2021
  • Gucatit e Haradinajt u vazhdohet paraburgimi 25 February, 2021
  • “Bollni me cirkuz politik”, Daka lëshon mbledhjen e KQZ’së 25 February, 2021
  • Policia mban ligjërata kundër drogës në shkollat e Podujevës 25 February, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top