Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, në ceremoninë e pranimit të mbi gjysmë milioni vaksina ka falënderuar SHBA-të për këtë “dhuratë të madhe për Kosovën”.
“Këtu po bëjmë pranmiin e kontigjentit të vaksinave kundër COVID-19 të siguruara nga presidenti amerikan, Joe Biden dhe populli mik amerikan për popullin e Kosovës. Dita e sotme është një momenti rëndësishëm për të rikujtuar se përkundër humbjeve të mëdha që pandeima u ka shkaktuar popujve anembanë botës, ka zbuluar edhe vlerat më të mëdha që kanë popujt siç është solidariteti dhe mbështetja në njëri – tjetrin, duke krijuar një aleancë të fuqishme njerëzore”.
Latifi tutje tha se me këtë dhuratë nga SHBA-të, Kosovës i shtohen edhe mbi 500 mijë doza të tjera për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19.
“Vetëm të vaksinuar mund t’i kthehemi plotësisht normalitetit, i cili nënkupton një ekonomi plotësisht të hapur, nxënësit në shkolla, restorantet e hapura”, tha ai.