fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 16 May, 2022 16:19 Luhatja e çmimeve, Britania e ka një ide për t’i mbrojtur konsumatorët
  • 16 May, 2022 13:39 Fansi i propozon në mes të koncertit, ky është reagimi i Elvana Gjatës
  • 16 May, 2022 13:35 Ramush Haradinaj përkujton Ukshin Hotin: Madhështia e tij na bën të vegjël
  • 16 May, 2022 13:34 Krasniqi: Ukshin Hoti ishte intelektual i pazëvendësueshëm, të zbardhet fati i tij
  • 16 May, 2022 13:30 Mozzik publikon fotografi të ëmbla me vajzën e tij, Hanën
  • 16 May, 2022 13:29 Publikohet lista me fituesit e ‘Billboard Music Awards 2022’, ja cilat çmime të rëndësishme i fitoi Dua Lipa
  • 16 May, 2022 13:23 Glauk Konjufca për Ukshin Hotin: Do të kujtohet sa të ketë komb shqiptar
  • 16 May, 2022 13:14 Lajçak takon ministrin e Jashtëm të Çekisë, flasin për Ballkanin Perëndimor
  • 16 May, 2022 13:08 Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Europës, Abraham thirrje Italisë që ta vendos në agjendën e 20 majit
  • 16 May, 2022 13:06 Hoxhaj kritikon Kurtin e Osmanin: Asnjë fjalë se thanë për deklaratën mbështetëse të G7
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LDK me Rezolutë kërkon seancë të enjten: NATO ta shqyrtojë kërkesën për anëtarësim, pesëshja e BE-së ta njohin Kosovën
1 March, 2022

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në Kryesinë e Kuvendit një propozim-rezolutë që dënon agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe BE.

Pikë tjetër e kësaj rezolute të propozuar nga LDK është edhe rreshtimi i Kuvendit të Kosovës në krahë të aleatëve perëndimorë në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj.

Poashtu në këtë propozim-rezolutë kërkohet nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë veprimet e nevojshme politike dhe kushtetuese për zbatimin e sanksioneve të njëjta ndaj Federatës Ruse sikurse që kanë vepruar vendet aleate perëndimore.

Në këtë pikë kërkohet edhe krijimi i mundësive për të pranuar refugjatë nga Ukraina.

” Nisur nga situata e re e pasigurisë globale e krijuar nga ndërhyrja luftarake e paprecedent e Rusisë në Ukrainë, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka dorëzuar sot në Kryesinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, propozim-rezolutën për diskutim me Grupet e tjera Parlamentare, lidhur me dënimin e agresion të Rusisë ndaj Ukrainës dhe rrezikimin e sigurisë globale, si dhe në koordinim me aleatët perëndimorë për vendosje të sanksioneve ndaj Rusisë dhe për aplikimin për anëtarësim të Kosovës në NATO dhe BE”, thuhet në njoftim.

Propozimi i plotë i LDK-së:

Nisur nga situata e re e pasigurisë globale e krijuar nga ndërhyrja luftarake e paprecedent e Rusisë në Ukrainë, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka dorëzuar sot në Kryesinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, propozim-rezolutën për diskutim me Grupet e tjera Parlamentare, lidhur me dënimin e agresion të Rusisë ndaj Ukrainës dhe rrezikimin e sigurisë globale, si dhe në koordinim me aleatët perëndimorë për vendosje të sanksioneve ndaj Rusisë dhe për aplikimin për anëtarësim të Kosovës në NATO dhe BE.

LDK kërkon mbledhjen me urgjencë të Grupeve Parlamentare, me qëllim të ndërmarrjes së hapave të nevojshëm në afat sa më të shpejtë kohor; dhe miratimin e rezolutës këtë të enjte, me pikat e propozuara si në vijim:

1.     Kuvendi i Republikës së Kosovës e dënon aktin e paprecedent të ndërhyrjes ushtarake të Federatës Ruse ndaj Ukrainës, veprim ky i paprovokuar dhe në kundërshtim me të gjitha konventat ndërkombëtare që garantojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të shteteve të pavarura.

2.     Kuvendi i Republikës së Kosovës renditet krahas aleatëve perëndimorë në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj.

3.     Kuvendi i Republikës së Kosovës i kërkon Qeverisë së Republikës së Kosovës të ndërmarrë veprimet e nevojshme politike dhe kushtetuese për zbatimin e sanksioneve të njëjta ndaj Federatës Ruse sikurse që kanë vepruar vendet aleate perëndimore dhe të koordinohet me ta në të gjitha veprime e mëtutjeshme në këtë drejtim, përfshirë marrjen e obligimit për strehim eventual të refugjatëve dhe kontributin në ndihmat humanitare për popullin e Ukrainës.

4.     Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës të ndërmarrë menjëherë të gjitha veprimet e nevojshme për dorëzimin e kërkesës për anëtarësim të Republikës së Kosovë në NATO dhe BE.

5.     Kuvendi i Republikës së Kosovës i bënë thirrje NATO-s dhe BE-së të shqyrtojnë kërkesën për anëtarësim të Republikës së Kosovës.

6.     Kuvendi i Republikës së Kosovës u bënë thirrje vendeve të BE-së, të cilat ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, ta ndërmarrin sa më parë këtë akt politik në funksion të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe BE.

7.     Kuvendi i Republikës së Kosovës i kërkon Qeverisë të Republikës të Kosovës që, në konsultim me misionin e NATO-s në Kosovë, të rishikojë dhe shkurtojë afatet e parapara në planin 10-vjeçar të vitit 2018 për avancimin e FSK-së në ushtri të rregullt, përfshirë këtu edhe sigurimin e mbështetjes financiare të nevojshme për këtë qëllim.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës
8 March, 2022 11:21

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës

Lifestyle
Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro
13 May, 2022

Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, ka paditur djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij që

Lajmet e fundit
  • Luhatja e çmimeve, Britania e ka një ide për t’i mbrojtur konsumatorët 16 May, 2022
  • Porosia e komisionerit evropian drejtuar Serbisë: Dialogu me Kosovën duhet të vazhdojë 16 May, 2022
  • ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë 16 May, 2022
  • Osmani uron presidentin e ri të Emirateve të Bashkuara Arabe 16 May, 2022
  • Varheyli: Shqipëria i ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE 16 May, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top