Legjenda e hokejit amerikan me prejardhje shqiptare zbriti në fushën e akullt së bashku me të birin e tij për ta formuar një dyshe të “frikshme.”
Tie Domi është njëra prej legjendave të hokejit në akull.
Ish-hokeisti me prejardhje shqiptare, i cili ka bërë karrierë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zbritur përsëri në akullin e sportit në të cilin e kaloi një jetë.
I biri i tij, Max Domi, i cili po i ndjek hapat e babait, e ka postuar një fotografi ku dyshja shihet së bashku.
“Nuk jam dhe aq i sigurt se çka do të thonë tifozët e Toronto Maple Leafs për këtë…”, ka shkruar Domi në rrjetet sociale.
Max Domi e përfaqëson Kanadanë në hokej në akull.
E babai i tij njihej për një hokeist temperament, i cili i sulmonte edhe fizikisht kundërshtarët.
