fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 9 December, 2019 11:24 Vazhdojnë grevat e punëtorëve në Francë, paralizohet transporti publik
  • 9 December, 2019 11:21 YIHR Kosovo dhe YIHR Serbia dënojnë ashpër deklaratën e Aleksandar Vuçiq që mohon Masakrën e Reçakut
  • 9 December, 2019 11:19 Vjen lajmi i madh nga Gjermania për të gjithë kosovarër që duan viza pune
  • 9 December, 2019 11:12 Sot mbyllet për qarkullim rruga “Nazim Gafurri”
  • 9 December, 2019 10:57 Çështja e personave të zhdukur në udhëkryq
  • 9 December, 2019 10:55 Krasniqi: Ndërkombëtarët e kanë trimëruar Vuçiqin
  • 9 December, 2019 10:52 Veseli nesër intervistohet nga Gjykata Speciale
  • 9 December, 2019 10:41 Haradinaj i pikëlluar pas vdekjes së Rexhep Ahmetit
  • 6 December, 2019 15:33 Anëtari i kryesisë së LDK’së: Nuk i pranojmë kushtet e vendosura njëanshëm nga VV
  • 6 December, 2019 15:28 “Maskë fytyre nga gjaku i vaginës së bukur”! Modelja shqiptare trondit ndjekësit
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Leo DiCaprio reagon pasi u akuzua nga presidenti i Brazilit se ua vuri flakën pyjeve të Amazonës
2 December, 2019

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, ia la fajin Leonardo DiCaprio-s, aktor dhe aktivist ambientalist, për zjarret që pushtuan pyjet e Amazonës.

Të enjten, në një transmetim live online, Bolsonaro tha se organizatat joqeveritare kanë kontribuuar në nisjen e zjarreve që shkaktuan dëme të jashtëzakonshme në pyjet e Amazonës në gusht të këtij viti.

“Njerëzit e OJQ-ve, çfarë bënë ata? Çfarë është më e thjeshtë? T’i vësh flakën,” tha ai, pa ofruar asnjë fare prove.

Ai vijoi: “Bëj një foto, një video, dërgoja një OJQ-je, OJQ-ja e shpërndan, nis një fushatë kundër Brazilit, flet me Leonardo DiCaprio-n dhe Leonardo DiCaprio dhuron 500 mijë dollarë për këtë OJQ. Një pjesë e kësaj shkon për njerëzit që i vunë flakën pyllit apo jo?

“Leonardo DiCaprio, po i jep dorë zjarrvënësve të Amazonës. Këtë s’mund ta lejojmë,” tha Bolsonaro.

Presidenti brazilian u mëshoi këtyre akuzave edhe të premten, teksa u fliste mbështetësve jashtë Pallatit Presidencial në Brasilia.

“Leonardo DiCaprio është njeri i mirë, apo jo? Njeri i mirë që dhuron para për t’i vënë flakën Amazonës,” tha ai.

DiCaprio iu përgjigj këtyre akuzave të shtunën, përmes një postimi në Instagram. Ai hodhi poshtë aludimet e Bolsonaro-s dhe vijoi të mbështeste njerëzit që po punojnë për të shpëtuar pyllin.

“E ardhmja e këtyre ekosistemeve të pazëvendësueshme është në rrezik dhe me krenari them se mbështes grupet që i mbrojnë,” shkroi ai. “Edhe pse meritonin të mbështeteshin, ne nuk financuam asnjë nga organizatat e përmendura.”

Kjo s’është hera e parë që Bolsonaro bën me faj OJQ-të për zjarret e Amazonës. Në gusht, kur gjendja ishte në nivel kritik, ai akuzoi grupet mjedisore për zjarrvënie.

Akuzat u hodhën poshtë nga Amnesty International, që qartësoi se Bolsonaro dhe politikat e tij u kanë hapur rrugë kompanive për të prerë pyjet dhe për të pastruar tokën.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë
29 October, 2019 13:04

Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin
18 October, 2019 14:56

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin

Lifestyle
Fshati që ka vetëm shqiptarë por ku nuk lejohet të flitet shqip
6 December, 2019

Fshati që ka vetëm shqiptarë por ku nuk lejohet të flitet shqip

Është e trishtë historia e Negovanit. Në vitin 1928 këtij fshati të famshëm iu kthye emri në Flamburo. Në ditët

Lajmet e fundit
  • Vazhdojnë grevat e punëtorëve në Francë, paralizohet transporti publik 9 December, 2019
  • YIHR Kosovo dhe YIHR Serbia dënojnë ashpër deklaratën e Aleksandar Vuçiq që mohon Masakrën e Reçakut 9 December, 2019
  • Vjen lajmi i madh nga Gjermania për të gjithë kosovarër që duan viza pune 9 December, 2019
  • Sot mbyllet për qarkullim rruga “Nazim Gafurri” 9 December, 2019
  • Bregdeti perëndimor i ShBA-së goditet nga valët e larta 23 metra 9 December, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top