Liam Neeson ka treguar se ka rënë dashuri më një grua të zënë gjatë xhirimeve të filmit të ri.

Aktori 69 vjeçar aktualisht është duke promovuar filmin e tij të ri “Blacklight” i cili është xhiruar në Melburn të Australisë.
Teksa fliste në një intervistë, Liam tha se ra në dashuri kur ishte në atë qytet.
“Unë e doja Melburnin, e dua të gjithë ekuipazhin tonë australian, ata janë punëtorë fantastikë. Çdo departament ishte i shkëlqyer. Bëra disa miq atje, rashë në dashuri, por ajo ishte e zënë”.
Drejtuesit e emisionit u kërkuan shikuesve të shkruanin nëse e dinë se kush është zonja misterioze.
Liam ishte i martuar më parë me aktoren Natasha Richardson deri në vdekjen e saj në vitin 2009.