fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 22 January, 2021 15:33 Ahmetaj për votimin jashtë vendit: 134 mijë emaila të pahapura do t’i procedojmë gjatë ditëve në vazhdim
  • 22 January, 2021 15:19 Kandidati i PDK’së për deputet: Vetëvendosje po pretendon ta instalojë diktaturën
  • 22 January, 2021 15:10 Frashër Krasniqi: Glauk Konjufca dhe Haki Abazi ndjehen të dyshuar nga lideri suprem
  • 22 January, 2021 15:08 Edhe Sali Berisha e komenton çështjen e certifikimit të Albin Kurtit
  • 22 January, 2021 14:52 Seanca për rastin e Ivanoviqit mbahet më 5 shkurt
  • 22 January, 2021 14:43 Dave Chappelle infektohet me COVID-19
  • 22 January, 2021 14:30 Gigi Hadid bën të ditur emrin e vajzës së saj me Zayn Malik
  • 22 January, 2021 14:26 Punëtorët e Postës ankohen për mospagesat e pagave dhe konkursin për punëtorë të rinj
  • 22 January, 2021 14:19 Dështon gjykimi ndaj Haki Rugovës, mungon prokurori i rastit dhe i akuzuari Rugova
  • 22 January, 2021 14:17 Reagon edhe ambasada e Francës në Kosovë: KQZ’ja të lejohet ta bëjë punën pa ndërhyrje
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Liberalizim të vizave, jo azil nëpër Evropë
31 May, 2018

Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave, thonë përfaqësuesit e institucioneve. Sipas tyre, me përmbushjen e kritereve të parapara nga Komisioni Evropian, tani gjithçka mbetet te vendimet fillimisht të Komisionit Evropian, e më pas edhe te vendet veç e veç të Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, që, shprehet besimi se pavarësisht shkallës së lartë të papunësisë dhe standardit të ulët të jetesës në Kosovë, qytetarët nuk do të mund të keqpërdorin liberalizimin për të kërkuar punë nëpër vendet e BE-së, që do të paraqiste shkelje të rregullave.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha të enjten se në shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian nga dhjetori i këtij viti, qytetarët do ta kenë mundësinë të lëvizin lirshëm.

“Kosovarët nuk do të kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Evropian. Ne dëshirojmë të lëvizim lirshëm për të studiuar, për të shkëmbyer përvoja, mallra me vendet e BE-së”, deklaroi Veseli.

Ai tha, po ashtu, se institucionet e vendit, do t’i respektojnë të gjitha ligjet dhe marrëveshjet, duke u zotuar se nuk do të ketë problem me vendet e BE-se që janë pjesë e zonës Shengen.

“Jemi një vend i lirë, kemi ecur përpara shumë, në të njëjtën kohës është diçka e cila na takon. Liberalizimi i vizave do të ndodhë. Ne duam të lëvizim lirshëm se ne jemi pjesë e këtij kontinenti dhe ne do të respektojmë gjithë kornizën legale të vendeve të Bashkimit Evropian”, tha Veseli.

Ndërkaq, Blerta Deliu-Kodra, kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane në Kuvendin e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se deri më tash nuk ka ndonjë pengesë apo shqetësim lidhur me atë se pas obligimeve që do të merren për procesin e liberalizmit të vizave, mund të mos ketë respektim të tyre.

“Nuk ka ndonjë shqetësim të brendshëm sa i përket këtij procesi. Ne presim që muaji i ardhshëm, qershori të jetë muaj i një rekomandimi pozitiv sa i takon procesit të liberalizmit të vizave. Natyrisht, se pas kësaj do të vijë një fushatë e gjerë e aktorëve të Kosovës bashkë me përfaqësuesit e BE-së, të cilët do t’i informojnë qytetarët lidhur me përgjegjësit dhe obligimet që Kosova merr përsipër”, tha Deliu – Kodra.

Ajo theksoi se ka një interesim të qytetarëve për të lëvizur në vendet e BE-së, por siç u shpreh ajo, nuk mund të ketë dalje të shumta të të rinjve.

“Unë e shoh si hapje të perspektivës për të rinjtë dhe atyre që kanë familjarë për t’i vizituar, por besoj shumë se institucionet do ta menaxhojnë edhe këtë aspekt”, shtoi Deliu – Kodra.

Njohës të zhvillimeve politike në Kosovë, kanë ngritur shqetësimet e tyre për mundësinë që pas liberalizimit të vizave, si pasojë e papunësisë së madhe një numër i madh i të rinjve t’i mësyjnë vendet e BE-së.

Jehona Lushaku – Sadriu, njohëse e çështjeve të integrimeve evropiane, tha për Radion Evropa e Lirë se institucionet duhet t’i informojnë qytetarët më shumë në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave dhe në rast të liberalizimit. T’i informojnë edhe për obligimet që kanë në rast se lëvizin drejt zonës Shengen.

“Ka kufizime sa i takon numrit të ditëve dhe pastaj punësimit, shërimit, qëndrimit. Të gjitha këto janë të kufizuara dhe ka manual të cila Ministria e Integrimit do të duhej ta plasonte të qytetarët dhe t’i informonte mirë, po edhe për pasojat nëse ata i stërzgjatin vizitat ose qëndrimin e tyre në shtetet e BE-së”, tha Lushaku -Sadriu.

Kosova, aktualisht, është vendi i vetëm i rajonit të Ballkanit Perëndimor që nuk ka liberalizim vizash me BE-në

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Zbuloni rëndësinë e dimrit për gjumin, infeksionet dhe lëkurën
22 January, 2021

Zbuloni rëndësinë e dimrit për gjumin, infeksionet dhe lëkurën

Moti i ftohtë mund të duket si ndëshkimi më i madh për dikë që preferon pranverën a verën, megjithatë, ai

Lajmet e fundit
  • Në mesin e të vdekurve nga COVID-19 është edhe një 47 vjeçar 22 January, 2021
  • 14 të vdekur dhe 289 raste të reja me koronavirus 22 January, 2021
  • Zyra për Certifikim rekomandon që Kurtit t’i lejohet kandidimi 22 January, 2021
  • Ahmetaj për votimin jashtë vendit: 134 mijë emaila të pahapura do t’i procedojmë gjatë ditëve në vazhdim 22 January, 2021
  • Adebayor: Nuk do të jap para për bamirësi, bëj e ha ç’të dua 22 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top