fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 9 December, 2019 13:04 Tahiri: Kosova me infrastrukturë dhe bazë të fuqishme ligjore në luftimin e korrupsionit
  • 9 December, 2019 12:46 Britania ofron mbështetje për gjetjen e të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë
  • 9 December, 2019 12:43 Vuçiq përkrahet nga 53% të votuesve në Serbi
  • 9 December, 2019 12:14 Prokuroria e Prizrenit ngre aktakuzë kundër zyrtares ligjore të MMPH’së
  • 9 December, 2019 12:12 Një javë pa takim Kurti – Mustafa, s’ka vendim për postin e presidentit
  • 9 December, 2019 11:48 Gratë serbe të njohura si viktima të luftës për Handken: I vetmi që tregoi të vërtetën për vuajtjet tona
  • 9 December, 2019 11:46 LVV dhe LDK kanë dy opsione për postin e presidentit
  • 9 December, 2019 11:39 U strehuan në Kosovë për shkak të tërmetit, Haradinaj jep lajmin për 780 banorët e Shqipërisë
  • 9 December, 2019 11:24 Vazhdojnë grevat e punëtorëve në Francë, paralizohet transporti publik
  • 9 December, 2019 11:21 YIHR Kosovo dhe YIHR Serbia dënojnë ashpër deklaratën e Aleksandar Vuçiq që mohon Masakrën e Reçakut
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Ligji për Kontrollin e Duhanit nuk po zbatohet
25 September, 2018

Ligji për Kontrollin e Duhanit ndonëse në fillim nisi të zbatohej në masë të madhe, viteve të fundit ky ligj nuk po gjen zbatim në vend.

Ligji për Kontrollin e Duhanit nuk po zbatohet

 

Qytetarët ankohen se në kafene e madje edhe nëpër restorante ky ligj nuk po respektohet. Se ky ligj nuk zbatohet në shumicën e lokaleve afariste e konfirmon edhe shefi i Inspektoratit Sanitar të Kosovës, Ibrahim Tershnjaku.

Ndonëse Ligji për Kontrollin e Duhanit në fillim ishte respektuar në një masë të madhe, viteve të fundit ky ligj nuk po gjen zbatim. Të intervistuarit nga Radio Kosova thonë se qytetarët po e thyejnë ligjin në masë të madhe. Fajin për këtë ata ua vënë pronarëve të kafe – bareve e restoranteve. Ramadan Krasniqi, i cili jeton në shtetin gjerman, shpreh shqetësimin e tij se në Kosovë Ligji për Duhanit shkelet vazhdimisht.

”Ma i keq se duhani nuk është asgjë. A e ke vërejt nëpër restorante ku është e ndaluar që pihet? Po e kam vërejt. Pihet, as nuk e shikon kush ligjin, pinë. Duhani është shumë, shumë i keq, kancer”, deklaroi Ramadan Krasniqi.

Ndryshe mendon një qytetare nga shteti shqiptar, e cila nuk deshi të identifikohet.  Ajo thotë se Ligji për Duhanin krahasuar me Shqipërinë, në Kosovë zbatohet pak më mirë.

”Megjithatë di të them nga atje ku vij unë, Shqipëria, pak, shumë pak. Këtu më duken se di ndoshta pak më shumë të sensibilizuar në këtë pjesë. Mendojnë pak më shumë për familjet e tyre, fëmijët e tyre”, deklaroi ajo.

Se Ligji për Duhanin nuk po gjen zbatim në lokalet afariste, e konfirmon për Radio Kosovën edhe shefi i Inspektoratit Sanitar të Kosovës, Ibrahim Tershnjaku. Tershnjaku ka vënë në theks se ekzistojnë shumë faktorë të cilët kanë bërë që të bie niveli i zbatueshmërisë së këtij ligji. Si faktor i parë, sipas tij, është mos shqiptimi i gjobave në kohë të duhur.

” Marrja e gjobës ka qenë shumë e vonuar ose hiç fare nuk është shqiptuar nga ana e gjykatës. Dhe ky fenomen i shfaqur në çështjen  e zbatueshmërisë së ligjit po merr përmasa të tjera, ndoshta edhe të mendimit të asaj se si të bëhet plotësim-ndryshimi i këtij ligji”, theksoi Ibrahim Tershnjaku.

Inspektorati Sanitar i Kosovës  planifikon të organizojë disa aktivitete – kontrolle në muajt e ardhshëm gjatë stinëve kur pritet edhe prishja e motit. Tershnjaku thotë se problem tjetër për mos zbatimin e Ligjit të Duhanit është edhe mos zbatimi i ligjit nga kryetarët e komunave.  E vetmja komunë që ka vullnet ta luftojë këtë dukuri është Komuna e Drenasit, thotë Tershnjaku.

”Në Komunën e Drenasit kemi një përgjegjësi dhe një konsideratë më të madhe nga ana e kryetarit që të zbatohet ligji. Shohim një progres në një qytet që nuk kemi menduar që do ta zbatojë Ligjin për Kontrollin e Duhanit. Në këtë drejtim kemi parë një fije drite, ta quaj kështu se edhe në Kosovë, edhe në vendet specifike ku mendohet të mos zbatohet ligji, aty në ato vende është zbatuar ligji”, shtoi Tershnjaku.

Megjithatë sa i përket zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit në institucionet shëndetësore publike dhe atyre private, zëdhënësi në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, deklaroi se vërehet një përmirësim i dukshëm. Hoti ka shprehur nevojën për përforcim të resurseve te të gjitha inspektoratet.

”Kanë nevojë që të kenë më shumë inspektorë, por kanë nevojë edhe për një mbështetje specifike për shkak se puna e inspektorëve e ka një natyrë të veçantë dhe inspektorëve u duhet të kryejnë inspektime edhe pas orarit të punës dhe në këtë pjesë atyre u duhet edhe mbështetje logjistike prej institucioneve të tjera, por pse jo edhe mbështetje financiare”, deklaroi Faik Hoti.

Ndryshe, sipas statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbi dy mijë njerëz vdesin çdo vit në Kosovë nga duhani. Ndërkaq rreth 200 persona të tjerë thuhet të vdesin si pasojë e qëndrimit në ambiente të mbyllura ku konsumohet duhani. Në nivel global, sipas OBSH-së, si pasojë e duhanpirjes vdesin rreth 6 milionë njerëz, rreth 600 mijë si pasojë e duhanpirjes pasive.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë
29 October, 2019 13:04

Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin
18 October, 2019 14:56

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin

Lifestyle
Amerikania me 4 burra pret fëmijën e parë
9 December, 2019

Amerikania me 4 burra pret fëmijën e parë

Një grua nga Florida e Shteteve të Bashkuara, e cila jeton në lidhje poligamie me katër burra, është shtatzënë dhe

Lajmet e fundit
  • Rama me ekipin izraelit në Durrës, inspekton zonat e dëmtuara 9 December, 2019
  • Për Muriqin po interesohet edhe Leicester City 9 December, 2019
  • Tahiri: Kosova me infrastrukturë dhe bazë të fuqishme ligjore në luftimin e korrupsionit 9 December, 2019
  • Veseli udhëton drejt Hagës: Historia e UÇK-së, histori e së drejtës së popullit të Kosovës 9 December, 2019
  • Pioli: Fituam me meritë 9 December, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top