Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i është adresuar sot përmes një video-lidhje edhe Parlamentit të Greqisë.
Paraqitjen e tij presidenti ukrainas e ka nisur me fjalët “Liri a vdekje”, të cilën e kanë përdorur edhe grekët.
“Mirëmëngjesi populli grek.. liri a vdekje, revolucionarët tuaj e kanë shfrytëzuar këtë, e të cilën po e themi edhe ne sot”, ka thënë Zelensky.
Tutje Zelensky ka folur edhe për ruajtjen e komunitetit grek në Ukrainë. Deputetët grekë e kanë pritur Zelenskyn me një duartrokitje të gjatë dhe jashtëzakonshme.