Deputetët e Listës Serbe, si dhe ministri për Kthim dhe Komunitete kanë bërë të ditur se do t’i ngrijnë pozitat e tyre, deri sa të shfuqizohet vendimi për suspendimin e gjykatëses serbe, Liljana Stevanoviq, e cila mori pjesë në takimin me presidentin serb, Vuçiq.
Këtë e ka bërë të ditur ministri për Kthim dhe Komunitete, Goran Rakiq, ku tha se përvec njerëzve nëpër institucione, pozitat e tyre do t’i ngrijnë të gjithë gjyqtarët dhe punëtorët serbë.