Kampioni i Anglisë, Liverpooli është futur në garë për shërbimet e qendërmbrojtësit algjerian Aisa Mandi. Te Liverpooli po e shohin 29-vjeçarin si opsion të mirë për mbrojtjen dhe mediumet në Spanjë kanë raportuar se tashmë palët kanë nisur negociatat.
Mandi do të largohet nga Real Betisi në verë si futbollist i lirë pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe gjasat janë të mëdha që karrierën ta vazhdojë te Liverpooli. Algjeriani ka pasur paraqitje të mira këtë edicion në La Liga dhe është pjesë e Betisit prej vitit 2016 kur iu bashkua nga Reimsi i Francës.
Mandi në 23 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, ka shënuar tri gola dhe ka bërë një asistim. Krahas Liverpoolit, interesim për reprezentuesin e Algjerisë, ka treguar edhe skuadra e Milanit.