fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 8 March, 2021 11:23 Odaloviq: Prishtina duhet t`i hapë arkivat
  • 8 March, 2021 11:22 Anëtari i LDK-së kërkon nga qytetarët sugjerime kë ta votojë për kryetar të partisë
  • 8 March, 2021 11:16 Aksion para qeverisë për 8 mars: Nga pandemia u rrit dhuna ndaj grave
  • 8 March, 2021 11:04 Haradinaj nis ditën me Nënën: Urime 8 Marsi
  • 8 March, 2021 11:00 Hoti sot nënshkruan marrëveshje me përfitueset e bizneseve të vogla
  • 8 March, 2021 10:50 8 marsi, Dita Ndërkombëtares e Gruas, në Kosovë festohet dhe protestohet
  • 8 March, 2021 10:48 PZAP-ja sot i publikon të gjitha vendimet për ankesat
  • 8 March, 2021 10:45 Kurti: Gruda ishte mësues për të gjithë që e njohëm
  • 5 March, 2021 17:13 Grenell godet BE’në: Filloni dhënien e vizave për Kosovën
  • 5 March, 2021 17:11 Ambasadori i Japonisë në Kosovë uron Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Lladrovci: Drenica s’i duron provokimet e ata që bartin armë të gjata, Policia duhet të japë sqarim
2 February, 2021

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci duke uruar për njohjen e Izraelit, ka dhënë komente edhe për situatën e mbrëmshme në Skenderaj me vizitën e Liderit të VV-së, Albin Kurti.

Lladrovci ka dhënë “porosi për ata që nisen me përcjellje që bartin armë të gjata në Drenicë”.

‘Besoj se duhet ta dini se ky rajon historik, përgjithmonë ka hy në gjeografinë dhe historinë kombëtare si djep i UÇK-së, ashtu si udhëheqësit e saj, bashkë me mijëra heronj, dëshmorë e martirë të kombit’ ka shkruar Lladrovci.

Sipas tij, Policia e Kosovës, duhet të japë sqarim, përse tërë ai kordon i policëve me armë të gjata në një qytet tejet miqësor, apo kishte informacion se jeta e dikujt ishte e kërcënuar.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

Njohja e Izraelit për Republikën e Kosovës, është hap i madh dhe historik. Këtë e kanë ditur edhe kreatorët e Marrëveshjes në Uashington. Njohja e Izraelit, është njohje me ndikim për politikanët hebraik anekënd globit, që arrin me ndikim dhe udhëheqje dhe ndikim në mbi 40 shtete në të gjitha kontinentet. Kosova dhe kombi shqiptar, vijon të ketë bekimin e ShBA-së, duke marrë përkrahjen e botës demokratike, normalisht edhe Izraelit.

Për shkak të angazhimeve, nuk kam arritur të jap opinionin tim rreth ngjarjeve të mbrëmshme në Drenicë, në Skenderaj më konkretisht. Të gjithë, duhet ta dinë se Drenica është një, sikur para një shekulli, sikur sot, sikur nesër.

Me keqardhje, mësova se z. Kurti ka zbarkuar në Skenderaj i shoqëruar me forca të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës. Sa i takon mikpritjes, Drenica është e mirënjohur dhe jo ai, po kushdo qoftë, ka qenë dhe është i mirëseardhur. Por, kurrë, as ka duruar as duron provokime, aq më pak, nga prania e Njësisë së Policisë tonë, Policisë së Kosovës, madje edhe me armë të gjata.

Porosi për ata që nisen me përcjellje që bartin armë të gjata në Drenicë: Besoj se duhet ta dini se ky rajon historik, përgjithmonë ka hy në gjeografinë dhe historinë kombëtare si djep i UÇK-së, ashtu si udhëheqësit e saj, bashkë me mijëra heronj, dëshmorë e martirë të kombit.

Drenica është njëherësh kreatore e një qëndrese shembullore që filloi me Jasharajt legjendar që vijoi deri në çlirimin e Kosovës. Andaj, demonstrimi i forcës dhe disiplinës në Drenicë, nuk i bën nder kësaj ane, as partive që vinë për fushata, sepse, e duam shtetin tonë dhe institucionet, sepse, kemi paguar çmim tepër të lartë që të mos kemi sërish pamje të tilla tronditëse duke parakaluar uniformat dhe armët e gjata në shesh, kinse po ruajnë një shqiptar nga shqiptarët.

Policia e Kosovës, duhet të japë sqarim, përse tërë ai kordon i policëve me armë të gjata në një qytet tejet miqësor, apo kishte informacion se jeta e dikujt ishte e kërcënuar. Nëse këtë nuk e sqaron Policia e Kosovës, për keqardhje, duket dorëzim para sondazheve të rrjeteve sociale, duke rënë viktimë e dezinformatave për rezultatin zgjedhor para zgjedhjeve madje edhe shpërdorim i autoritetit dhe nënshtrim para autoritetit të supozuar.

Jo, kjo nuk i duhet Drenicës. Drenica ka qenë demokratike edhe kur ky term nuk ishte i njohur për tërë popullin tonë, sepse, nuk duronte as krajl as mbret. Uroj të mos përsëriten skenat e tilla. Partitë politike dhe vizionet janë të mirëseardhura këtu, por, mos harroni, në Drenicë, trima jemi vet!

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Pamjet nga hoteli i parë hapësinor që pritet të hapet pas disa vitesh
8 March, 2021

Pamjet nga hoteli i parë hapësinor që pritet të hapet pas disa vitesh

Ëndrra e udhëtimeve në drejtim të hapësirës, po bëhet gjithnjë e më e prekshme, sidomos tani që hoteli i parë

Lajmet e fundit
  • Pamjet nga hoteli i parë hapësinor që pritet të hapet pas disa vitesh 8 March, 2021
  • Odaloviq: Prishtina duhet t`i hapë arkivat 8 March, 2021
  • Anëtari i LDK-së kërkon nga qytetarët sugjerime kë ta votojë për kryetar të partisë 8 March, 2021
  • Aksion para qeverisë për 8 mars: Nga pandemia u rrit dhuna ndaj grave 8 March, 2021
  • PZAP ua ndalon 6 komisionerëve pjesëmarrjen në zgjedhje për 5 vite 8 March, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top