Dejan Lovren është larguar nga Liverpool-i dhe ka shkuar te klubi rus, Zenit Shën Petersburg.
Mbrojtësi kroat ka nënshkruar kontratë trevjece me klubin e kaltër në një vlerë prej afro 12 milionë eurosh duke i dhënë fund kështu aventurës prej gjashtë vjetësh te të Kuqtë.
Lovren këtë sezon numëroi vetëm 10 paraqitje në Premier Ligë, ndonëse arriti të shpallej kampion i Anglisë me klubin nga Merseyside.