fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 22 January, 2021 15:52 Zyra për Certifikim rekomandon që Kurtit t’i lejohet kandidimi
  • 22 January, 2021 15:33 Ahmetaj për votimin jashtë vendit: 134 mijë emaila të pahapura do t’i procedojmë gjatë ditëve në vazhdim
  • 22 January, 2021 15:19 Kandidati i PDK’së për deputet: Vetëvendosje po pretendon ta instalojë diktaturën
  • 22 January, 2021 15:10 Frashër Krasniqi: Glauk Konjufca dhe Haki Abazi ndjehen të dyshuar nga lideri suprem
  • 22 January, 2021 15:08 Edhe Sali Berisha e komenton çështjen e certifikimit të Albin Kurtit
  • 22 January, 2021 14:52 Seanca për rastin e Ivanoviqit mbahet më 5 shkurt
  • 22 January, 2021 14:43 Dave Chappelle infektohet me COVID-19
  • 22 January, 2021 14:30 Gigi Hadid bën të ditur emrin e vajzës së saj me Zayn Malik
  • 22 January, 2021 14:26 Punëtorët e Postës ankohen për mospagesat e pagave dhe konkursin për punëtorë të rinj
  • 22 January, 2021 14:19 Dështon gjykimi ndaj Haki Rugovës, mungon prokurori i rastit dhe i akuzuari Rugova
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Luftimi i ekonomisë joformale të mbetet prioritet në agjendën e qeverisë
13 February, 2020

 Institucionet publike nevojitet të fuqizojnë partneritetin me komunitetin e bizneseve drejt luftimit të ekonomisë joformale dhe evazionit fiskal, duke synuar krijimin e një mjedisi me trajtim të barabartë dhe sa më të mirë afarist në vend.

Kjo u konkludua gjatë një tryeze të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe kompania Ernst&Young, ku përfaqësues të bizneseve patën mundësinë të diskutojnë me Ministrin e Financave dhe Drejtorin e Përgjithshëm të ATK-së mbi praktikat jo të ndershme ekonomike.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, gjatë këtij takimi theksoi se qeveria duhet të përkrahë Administratën Tatimore në fuqizimin e kapaciteteve inspektuese, duke u siguruar që të gjitha bizneset deklarojnë tatimet e tyre në mënyrë të duhur. Ai gjithashtu foli mbi rëndësinë e luftimit të ekonomisë joformale, duke e përmendur se edhe në dokumentin e Planit të Rritjes së Odës Amerikane për qeverinë e re, Oda ka përfshirë luftimin e kësaj ekonomie si njërin prej prioriteteve që duhet të zë vend të lartë në agjendën e qeverisë të re. Ndërsa, Dairida Metalia, menaxhere e Taksave në Ernst&Young, tha se prezenca e ekonomisë joformale në fusha të ndryshme të aktivitetit ekonomik, e cila sipas statistikave arrin në mbi 30% të BPV-së, është një ndër sfidat kryesore me të cilat përballet Kosova.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, potencoi se partnerë kyç të institucioneve publike në luftimin e ekonomisë joformale janë komuniteti i bizneseve dhe konsumatorët. Sipas tij, sa i përket kësaj forme të ekonomisë, kontribut bukur të mirë në rritjen e së njëjtës ka dhënë sektori publik, duke e konsideruar ministrinë të cilën ai tash e drejton si ndër akterët më përgjegjës. Ministri u shpreh se ekonomia joformale ushqehet përmes përpjekjeve jo të mjaftueshme për të siguruar formalizim të ekonomisë, gjersa hapi i parë që garanton suksesin në luftimin e saj është pohimi se në të kaluarën kemi dështuar, dhe rritja e intensitetit të përpjekjeve për raportim sa më të madh në ATK. Bislimi konsideroi se problem në vete është edhe matja e vëllimit të ekonomisë joformale, ku përmendi se është qasje e gabuar të etiketohen vetëm disa sektorë relativisht më të ndjeshëm, për shkak se joformaliteti është i dëmshëm pavarësisht në çfarë sektori shfaqet.

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, tha se tashmë është krijuar një traditë e zhvillimit të bashkëpunimit mes institucionit që ai përfaqëson dhe komunitetit të bizneseve, i cili padyshim po sjell ndryshime pozitive. Murtezaj shtoi se gjatë 20 viteve të funksionimit të ATK-së si institucion, por edhe të zhvillimit të bizneseve, konsideron se ka avancim të theksuar në të dyja palët, si nga ana e bizneseve në rritjen e vetëbesimit në ATK për të deklaruar dhe paguar detyrimet tatimore, ashtu edhe në stafin e ATK-së i cili në krahasim me një të kaluar me profesionalizëm të vobekët, po shkon gjithnjë duke u zhvilluar dhe vetëdijesuar. Sipas tij rezultimi i një hendeku tatimor kaq të madh është i papranueshëm për ATK-në si institucion, pavarësisht se është në nivel më të mirë në krahasim me disa vende të rajonit. Murtezaj theksoi se Administrata Tatimore e Kosovës ka përgjegjësi ligjore për zvogëlimin në minimum të nivelit të evazionit fiskal, dhe se në bashkëpunim të ngushtë me bizneset synon të gjejë çelësin e këtij problemi.

Në diskutimin e hapur me biznese, u fol mes tjerash edhe për nevojën për promovim të transaksioneve elektronike në vend të atyre me para të gatshme, duke e përkrahur këtë edhe me infrastrukturë ligjore adekuate.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Zbuloni rëndësinë e dimrit për gjumin, infeksionet dhe lëkurën
22 January, 2021

Zbuloni rëndësinë e dimrit për gjumin, infeksionet dhe lëkurën

Moti i ftohtë mund të duket si ndëshkimi më i madh për dikë që preferon pranverën a verën, megjithatë, ai

Lajmet e fundit
  • KQZ-ja nuk certifikon Nisman dhe kandidatët e saj për deputetë 22 January, 2021
  • KQZ’ja certifikon listat e LDK’së dhe PDK’së 22 January, 2021
  • KQZ nuk certifikon listën për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje 22 January, 2021
  • Në mesin e të vdekurve nga COVID-19 është edhe një 47 vjeçar 22 January, 2021
  • 14 të vdekur dhe 289 raste të reja me koronavirus 22 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top