Nënkryetari i komunës së Skenderajt Sami Lushtaku, i ka dal në mbrojtje deputetës së Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu.
Lushtaku tha se shprehja e mendimit të deputetes së Musliut për Fondin e Sigurisë, është qëndrim i saj politik dhe si i tillë duhet të respektohet.
Ai theksoi se janë të papranueshme linçimet dhe fyerjet me qëllim të nxitjes së dhunës dhe urrejtjes ndaj deputetës.
Numri dy i Skenderajt shtoi se nuk duhet të ketë fushatë denigruese ndaj atyre që mendojnë ndryshe.
“Linqimet dhe fyerjet e ditëve të fundit, nga eksponentë të pushtetit por dhe panelistë në debate televizive, me qëllim të nxitjes së dhunës dhe urrejtjes ndaj deputetes Ganimete Musliu, janë të papranueshme”.
“Shprehja e mendimit të lirë të deputetes Musliu në lidhje me çështje të ndryshme, përfshirë edhe qendrimin e saj për “fondin e sigurisë”, është qëndrim i saj politik për çka duhet të respektohet si i tillë dhe kurrsesi të fillojë një fushatë denigruese ndaj figurës së deputetes Musliu apo kujtdo qoftë që mendon ndryshe!”.