fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 13 April, 2021 15:15 Ukraina me “mburojë të hekurt”, Britania dërgon 6 aeroplanë në Rumani
  • 13 April, 2021 15:11 OAK takohet me ministren Hajdari, diskutojnë për problemet e bizneseve në Kosovë
  • 13 April, 2021 15:08 Kreu i KMDLNJ-së: Kemi prova që Manastiri i Deçanit ishte shndërruar në bazë ushtarake të Serbisë, aty ishin mbajtur peng shqiptarët
  • 13 April, 2021 14:59 Haxhiu: Papunësia, krimi i organizuar dhe korrupsioni po e mbajnë të pazhvilluar Kosovën
  • 13 April, 2021 14:39 Veton Berisha ankohet në Kushtetuese për votat e “Romani Iniciativës”
  • 13 April, 2021 14:36 Meghan mungon në varrimin e Princit Philip pasi ajo ”nuk dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes”
  • 13 April, 2021 14:26 “FARK nuk kishte fare”, reagon Gani Geci: Ka pasur takime për bashkimin e dy forcave, kryesori ishte në Oslo
  • 13 April, 2021 14:18 VV e zëvendëson Avni Deharin me Adelina Graincën në komisionin për Punë të Jashtme
  • 13 April, 2021 14:17 Madonna e ka blerë shtëpi 19.3 milionë dollarësh nga The Weeknd
  • 13 April, 2021 14:11 Millivojeviq: Ideja e një “Serbie të madhe” s’i përshtatet Beogradit, do të nënkuptonte ndarjen e Kosovës
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Mali i Zi: Situata e pandemisë jashtë kontrollit
12 March, 2021

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Igor Galiq, në një konferencë shtypi (12.03)  tha  se situata epidemiologjike në Mal të Zi është shumë serioze dhe komplekse.

“Ne nuk e kontrollojmë dot më epideminë,  sepse numri i të prekurve me virus dhe atyre që humbasin jetën është vazhdimisht në rritje. Ai tha se çdo 2 minuta në Mal të Zi infektohet një person, ndërsa çdo 150 minuta një person humb jetën.

Numri i pacientëve të prekur me koronavirus gjatë tërë ditëve të javës së shkuar  është mbi 500, ndërsa ai i vdekjeve  64 “. Sipas Galiq rreth 13 përqind e popullsisë së Malit të Zi janë të prekur me koronavirus e kësaj i shtohet edhe  transmetimi lokal, që po ashtu shënon rritje. “Rastet e regjistruara rishtas të infeksionit në lidhje me numrin e testuar është 28.7 përqind. Në mënyrë që të jemi në gjendje të themi se ne ee kontrollojmë epideminë, ky raport duhet të jetë pesë përqind. Kjo flet për masën, në të cilën ne nuk e kontrollojmë epideminë”, tha Galiq.

Institut für öffentliche Gesundheit von Montenegro

Mali i Zi nuk i mbyll kufijtë por kërkon ndihmë nga BE dhe NATO

Përkundër treguesve shqetësues për situatën me epideminë, autoritetet shëndetësore dhe qeveria e Malit të Zi po i mbajnë kufijtë e hapur për katër vendet fqinje. “Arsyet janë kryesisht ekonomike,” deklaroi Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Shëndetësisë Borko Bajiç, duke përmendur një numër më të vogël të të infektuarve në ato vende si arsye shtesë dhe faktin që ata i mbajnë kufijtë e tyre të hapur me Malin e Zi. Masat aktuale epidemiologjike lejojnë hyrjen në Mal të Zi nga Serbia, Kosova, Shqipëria dhe Bosnjë dhe Hercegovina pa një provë të testit PCR. Në të njëjtën kohë, banorët e 11 qyteteve në Malin e Zi janë e kanë të ndaluar të largohen nga qytetet e tyre, duke lëvizur nga ora 9 në 5 të mëngjesit dhe trafiku midis qyteteve ndalohet gjatë fundjavave. Mali i Zi renditet i pari në rajon me numrin e të sëmurëve aktivë (1.448) për 100 mijë banorë.

Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 82.029 raste të infeksionit dhe 1.113 persona kanë humbur jetën. Të ndodhur në një situatë të tillë epidemiologjike Mali i Zi ka kërkuar ndihmën e Bashkimit Evropian (BE) dhe NATO-s për të përballuar gjendjen e krijuar nga Covid-19. Shefi i Diplomacisë malazeze Gjorgje Radulloviq  i kërkoi Brukselit që të dërgojnë mjekë e infermierë për t’u ardhur në ndihmë punonjësve mjekësorë të cilët ka më se 1 vit që përballen me të infektuarit me Covid-19. Delegacioni i Bashkimi Evropian (BE)  në Podgoricë  ka njoftuar se i ka akorduar Malit të Zi një ndihmë prej 200 mijë eurosh për të siguruar pajisje mjekësore në luftë kundër koronavirusit. Bashkimi Evropian nga fillimi i pandemisë i ka akorduar Malit të Zi një paketë ndihmash prej 53 milionë eurosh mjete të pa kthyeshme, dhe 60 milionë euro si ndihmë mikro financiare.

Montenegro Corona-Pandemie | Test

Testime në Mal të Zi

Vaksinimi po ecën ngadalë

Megjithëse Mali i Zi kryeson pothuajse në të gjithë parametrat negativë epidemiologjikë, numri i personave të vaksinuar është 3.062,ose 0.5 përqind e popullsisë. Mesatarisht në ditë vaksinohen 170 persona. Epidemiologu i Institutit të Shëndetit Publik Milko Joksimoviç sheh ritmin e ngadaltë të vaksinimit në vend si arsye të rritjes së numrit të infeksioneve dhe të të shtruarve në spital. Kjo ka të bëjë edhe me numrin e vogël të vaksinave që janë në dispozicion. “Ritmi u kushtëzua fillimisht nga sigurimi  i vaksinave dhe pastaj nga procedurat burokratike të mbërritjes në vend”, ka thënë epidemiologu Joksimoviq. Në Mal të Zi fillimisht vaksina i është ofruar personelit mjekësor, ndërsa në ditët e ardhshme do të vazhdojë vaksinimi i personave mbi 80 vjeç, që cilësohen si grupet më të rrezikuara nga COVID-19.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Veprimet që duhet të bëni nëse zgjoheni me dhimbje mesi
13 April, 2021

Veprimet që duhet të bëni nëse zgjoheni me dhimbje mesi

Të paktën 80 përqind e njerëzve e kanë provuar njëherë në jetë dhimbjen e mesit me të gjithë intensitetin e

Lajmet e fundit
  • Mbi 2 mijë të vdekur me COVID-19 në Kosovë që nga paraqitja e rasteve të para 13 April, 2021
  • Ukraina me “mburojë të hekurt”, Britania dërgon 6 aeroplanë në Rumani 13 April, 2021
  • OAK takohet me ministren Hajdari, diskutojnë për problemet e bizneseve në Kosovë 13 April, 2021
  • Kreu i KMDLNJ-së: Kemi prova që Manastiri i Deçanit ishte shndërruar në bazë ushtarake të Serbisë, aty ishin mbajtur peng shqiptarët 13 April, 2021
  • 12 viktima dhe 494 raste të reja të infektuara me COVID-19 13 April, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top