fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 24 May, 2022 13:22 “Ky fëmijë është i yti”, një grua paraqitet në gjykatë – pretendon se Johnny Depp është babai i fëmijës së saj
  • 24 May, 2022 13:05 Përplasje në Komision për punësimet familjare, Shala-Mujës: Ke qenë në PDK, shyqyr që je larguar
  • 24 May, 2022 13:03 Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs, u bën thirrje të rinjve dhe të rejave kosovare
  • 24 May, 2022 13:01 Rriten pagat në Zvicër, sa paguhen punëtorët e ndërtimit
  • 24 May, 2022 12:59 Davosi ballafaqon Kurtin e Vuçiqin në panelin për Ballkanin Perëndimor
  • 24 May, 2022 12:33 Liam Payne ndahet nga e fejuara për herë të dytë
  • 24 May, 2022 12:28 RrGK me rekomandime për heqjen e taksave në produktet menstruale
  • 24 May, 2022 12:24 Posta e Kosovës lëshon pullë të re postare
  • 24 May, 2022 12:15 Komuna e Prishtinës organizon diskutim publik më 8 qershor, fton qytetarët të marrin pjesë
  • 24 May, 2022 12:13 Këngëtarja serbe e bleu për 10 mijë euro një këngë të Ronela Hajatit
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Mali i Zi voton për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit
7 February, 2022

Tri ditë pas votimit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Malit të Zi, Kuvendi i këtij shteti vendos të hënën, 7 shkurt, përmes një seance të jashtëzakonshme, për shkarkimin e kryetarit të këtij institucioni, Aleksa Beçiq.

Beçiq është lider i Partisë Demokrate, deputetët e së cilës kanë qenë kundër rrëzimit të Qeverisë së Krivokapiqit.

Nismën për këtë shkarkim e kanë nënshkruar 38 deputetë të opozitës nga radhët e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të presidentit aktual Millo Gjukanoviq, si dhe të dy partive të socialdemokratëve, Partisë Boshnjake dhe Koalicionit Shqiptar – Njëzëri.

Në shpjegim është thënë se Kuvendi, për shkak të mungesës së dialogut esencial, nuk ka çuar në përshpejtimin e rrugës evropiane të Malit të Zi, sepse, siç theksohet, Beçiq, “funksionin e tij e ka kryer në interes të promovimit partiak dhe personal dhe jo në interes të shtetit”

Që të largohet Beçiq, opozita ka nevojë për mbështetjen e Lëvizjes Qytetare URA të Dritan Abazoviqit.

Pjesa tjetër e shumicës parlamentare, 37 deputetë nga Fronti Demokratik dhe disa parti më të vogla nga ajo aleancë kanë deklaruar se nuk do të votojnë për largimin e kreut të Kuvendit.

Aleanca prej tre anëtarësh – Fronti Demokratik, Demokratët dhe Lëvizja Qytetare URA – ka qeverisur nga gushti i vitit 2020, kur partitë kanë fituar një shumicë të vogël, 41 nga 81 deputetë sa janë në Kuvend, duke rrëzuar Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS), të udhëhequr nga Millo Gjukanoviq.

Qeveria e Zdravko Krivokapiqit, e cila është zgjedhur pas atyre zgjedhjeve, është shkarkuar të premten, më 4 shkurt, me votat e opozitës dhe Lëvizjes Qytetare URA.

Prejse është formuar në dhjetor të 2020-ës, kabineti i Krivokapiqit është përshkuar me grindje midis partnerëve të koalicionit – atyre pro-serbë dhe pro-evropianë – gjë që ka çuar në tkurrjen e mbështetjes publike për të.

Mocioni i mosbesimit është iniciuar nga URA, udhëheqës i së cilës është zëvendëskryeministri i deritashëm, Dritan Abazoviq.

Abazoviq ka thënë se pas rënies së Qeverisë së Krivokapiqit do të fillojnë bisedimet për formimin e një pushteti të ri ekzekutiv dhe se ka disa opsione, duke përfshirë edhe zgjedhjet e parakohshme.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës
8 March, 2022 11:21

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës

Lifestyle
Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro
13 May, 2022

Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, ka paditur djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij që

Lajmet e fundit
  • Takimi i Kurtit me Berset: Zvicra mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në KiE 24 May, 2022
  • Erdogan: Kryeminstri grek nuk ekziston më për mua 24 May, 2022
  • I dha fund aventurës me Juventusin, Dybala flet për të ardhmen e tij 24 May, 2022
  • Ekipi anglez i xhudos vjen në Kosovë me qëllim të rritjes së performancës së tyre 24 May, 2022
  • Goli i Mërgim Berishës zgjidhet më i miri i sezonit në Europa League 24 May, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top