Kryesuesi i Këshillit Porkurorial të Kosovës, Jetish Maloku, është pritur sot në takim nga U.D. Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Bëhet e ditur se Osmani fillimisht e ka përgëzuar Malokun për pozitën e re të Kryesuesit të Këshillit, duke i uruar fat e sukses në detyrën që ka marrë.
Gjatë këtij takimi ata kanë diskutuar për gjendjen e sigurisë në vend, sfidat me të cilat ballafaqohet sistemi prokurorial dhe për proceset e emërimeve, riemërimeve dhe dekretimeve të prokurorëve të rinj, duke u dakorduar që këto procese të zhvillohen me integritet të lartë.
Ndërkaq, Maloku ka njoftuar Osmanin se prioritet i tij është ngritja e besueshmërisë së publikut në sistemin prokurorial, reduktimi i lëndëve të vjetra, rritja e numrit të prokurorëve, përmirësimi i infrastrukturës, plotësimi i kornizës ligjore për të gjitha proceset e punës, vlerësimi i rregullt i performancës dhe rastet disiplinore të proceduara me kohë.