fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 21 March, 2023 23:42 Murati thotë se me qeverinë “Kurti” ekonomisë çdo vit i shtohet nga 1 miliard euro
  • 21 March, 2023 23:41 Kjo është polica e re kufitare
  • 21 March, 2023 23:40 Pas humbjeve në Trust, opozita kritikon Qeverinë që refuzoi tërheqjen nga kontributpaguesit
  • 21 March, 2023 23:38 200 metra afër, incidenti i dy avionëve mbi qiellin e Kosovës [video] 200 metra afër, incidenti i dy avionëve mbi qiellin e Kosovës
  • 21 March, 2023 23:35 Arrestohet postieri, e fshehu një zarf me disa fotografi të ndjeshme brenda
  • 21 March, 2023 23:34 Dalin rezultatet, ky është çifti që votuan shqiptarët për të nxjerrë në nominim
  • 21 March, 2023 23:33 “Unë nuk luaj me zemrën time”/ Keisi flet për ndërprerjen e marrëdhënies me Kristin
  • 21 March, 2023 23:32 Vazhdon historia e debatit mbi sytjenat, pas Shota Baraliut reagon edhe Ana Kabashi (FOTO)
  • 21 March, 2023 23:31 Abdixhiku: DASh me deklaratë zhgënjyese ndaj Kosovës, për herë të parë në histori
  • 21 March, 2023 23:30 Hasani: Marrëveshja e Ohrit është autonomi territoriale për serbët
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Maqedonia e Veriut kufizon eksportin e disa mallrave ushqimore
11 March, 2022

Maqedonia e Veriut ka vendosur të kufizojë eksportin e mallrave të caktuara ushqimore. Vendimi i Qeverisë maqedonase përfshin eksportin e grurit, elbit, misrit, miellit, farave të lulediellit, si dhe vajrave.

“Vendimi është marrë si masë paraprake për të shmangur veprimet spekulative të tregtarëve dhe prodhuesve dhe për të mbrojtur prodhimin vendor, tregun vendor dhe qytetarët”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Jozyrtaisht vendimi ndërlidhet me njoftimet se sasi të mëdha të grurit janë eksportuar në Greqi, ndërsa në Kosovë sasi të mëdha të vajit vendor, të llojit Briliant. Nuk jepen të dhëna se për çfarë sasie bëhet fjalë.

Çmimi i vajit në Maqedoninë e Veriut arrin në 1.80 euro.

Nga Qeveria kanë thënë se vendimi për kufizimin e eksportit është marrë edhe si përgjigje reciproke ndaj masave të ngjashme të marra nga disa vende të rajonit.

Serbia ka njoftuar se ka ndaluar eksportin e grupit dhe miellit për vendet e rajonit, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, e cila ishte në pritje të importit të rreth 50.000 tonëve grurë dhe miell.

Qeveria ka bërë të ditur se Maqedonia e Veriut ka sasi të mjaftueshme të grurit dhe misrit. Vetëm në mullinjtë privatë besohet të ketë 50.000 tonë grurë, mbi 10.000 tonë misër dhe mbi 8.000 tonë elb.

Sipas Doganës së Kosovës, gjatë vitit 2021, Kosova ka importuar rreth 3.800 tonë lloje të ndryshme të grurit dhe miellit nga Maqedonia e Veriut – nga 115 mijë tonë sa ka importuar në total nga shtete të ndryshme, si: Serbia, Kroacia, Austria, Hungaria.

Më 10 mars, edhe në Serbi ka hyrë në fuqi vendimi për pezullimin e eksportit të grurit, miellit, misrit dhe vajit.

Ditëve të fundit, një litër vaj në Kosovë është shitur deri 3.49 euro. Çmimet janë në trend të rritjes për shkak të krizës në tregje që ka shkaktuar pushtimi rus i Ukrainës.

Lufta në Ukrainë ka rritur në veçanti çmimet e energjisë, naftës dhe gazit. kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se cmimi i vajit ushqimor në tregun e Kosovës ishte artificial dhe i paarsyeshëm.

“Kjo ka të bëjë me njerëzit që dëshirojnë të përfitojnë nga një krizë botërore dhe jo nga gjendja reale në vendin tonë”, tha ai të enjten. Ndërkohë, Inspektorati i Tregut në Kosovë ka njoftuar se ka mbyllur përkohësishtdy depo të operatorëve ekonomikë në Fushë Kosovë dhe Graçanicë.

Sipas Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), disa operatorë kanë zbrazur më 9 mars raftet e vajit ushqimor në pikat e shitjes me pakicë, duke krijuar përshtypjen se ka mungesë të produktit.

Ministria ka shtuar se gjendja është nën kontroll dhe nuk ka vend për panik sa i përket produkteve ushqimore esenciale.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
“Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….”
21 March, 2023 23:47

“Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….”

Lifestyle
Puna me orë të zgjatura, si të kujdesemi?
21 March, 2023

Puna me orë të zgjatura, si të kujdesemi?

Edhe pse puna me orë të gjata në zyrë mund të ndihmojë progresin e korporatës, ajo nuk ju ndihmon ju

Lajmet e fundit
  • Kërkesa e qartë e BE-së dhe SHBA-së drejt Kurtit e Vuçiqit: Zbatojeni Marrëveshjen e Ohrit 22 March, 2023
  • Kryhet një operacion i rrallë në Spitalin e Pejës, 67-vjeçares i hiqet masa tumorale 21 March, 2023
  • “Lufta” në OFK: Gjyqi i Nderit e rikthen Jakupin, anëtarët e Kuvendit iniciojnë zgjedhjen e kryetarit të ri 21 March, 2023
  • “Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….” 21 March, 2023
  • Është koha për të marrë përgjegjësi dhe për të ecur drejt BE-së 21 March, 2023
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top