Sipas Sky Sports, mbrojtësi austriak Markus Suttner, do ta kalojë pjesën tjetër të sezonit në Bundesliga.
Kjo për shkak se futbollisti i cili është pjesë e skuadrës Brighton, do të huazohet nga Fortuna Dusseldorf.
Futbollisti 31 vjeçar nuk ka pasur asnjë paraqitje në Premier Ligë gjatë periudhës 2018-19.