Policia e Kosovës ka gjobitur 2,022 qytetarë për kundërvajtje në trafik.
Policia po ashtu ka shqiptuar edhe 165 gjoba për personat që nuk i kanë respektuar masat e vendosura kundër virusit Covid-19,.
Ndërkaq në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 16 persona. Katër prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa gjashtë të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit.
