fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 10 December, 2019 17:08 Shkatërrohet grupi kriminal, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për 20 persona
  • 10 December, 2019 16:54 Nënshkruhen kontratat e para të projektit “Ndërtimi i rrugëve rajonale të Kosovës”
  • 10 December, 2019 16:50 Pacolli: Është dashur t’i kundërvihemi Dick Martyt
  • 10 December, 2019 16:27 Deputetët e Listës Serbe u regjistruan në Kuvendin e Kosovës
  • 10 December, 2019 16:19 Forcat e Armatosura Shqiptare nisin dy kontingjente në Afganistan
  • 10 December, 2019 15:42 ATK mbledh 43.7 milionë euro të hyra më shumë se viti i kaluar
  • 10 December, 2019 15:40 Demokratët paraqesin dy nene të hetimeve kundër Trump-it
  • 10 December, 2019 15:27 Trupin shoshë, raporti i autopsisë nxjerr detajet e vrasjes së Oliver Ivanoviqit
  • 10 December, 2019 15:24 KQZ i procedon pagesat në Ministrinë e Financave për të angazhuarit në zgjedhje
  • 10 December, 2019 15:13 Dafina sjell poza të nxehta në bikini nga Maldivet
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Mbi 700 të prekur nga tuberkulozi në Kosovë
22 September, 2018

Kosova ka pasur së paku 700 persona të prekur nga tuberkulozi në vitin 2017, shifër kjo që ka shënuar rënie çdo vit, por që eliminimi i kësaj sëmundjeje shihet se është larg.

 

Menjëherë pas luftës, në vitin 2000 kanë qenë 1760 raste të diagnostikuara me këtë sëmundje.Moshat e prekura me tuberkuloz në Kosovë janë kryesisht 18 deri në 35 vjeç dhe si qytet prin Prishtina.

Rukije Mehmeti, pulmologe, i tha Radios Evropa e Lirë se Fondi Global për luftimin e tuberkulozit e ka ndihmuar shumë Kosovën në luftimin e kësaj sëmundjeje prej vitit 2000.

Sipas saj, ndonëse ka rënë ndër vite numri i të prekurve, Kosova vazhdon të ketë raste të shumta.

“Barna për tuberkuloz ka vazhdimisht dhe njerëzit trajtohen falas. Kjo ka ndikuar që kjo sëmundje në masë të madhe të luftohet. Kosova qëndron mirë sa i përket kësaj sëmundje, meqë kemi pak njerëz të prekur me HIV/Aids e që është një burim kyç i sëmundjes së tuberkulozit. Në krahasim me vendet tjera që ka tuberkuloz rezistent dhe ekstra rezistent, Kosova qëndron më së miri, meqë ka shumë pak raste me tuberkuloz rezistent dhe asnjë me ekstra rezistent. Kjo ka ndikuar shumë edhe në atë se në Kosovë nuk ka shumë njerëz të pastrehë, e që kryesisht të pastrehët preken me tuberkuloz ekstra rezistent’’, ka thënë Mehmeti.

Në vitin 2017, tuberkulozi shkaktoi rreth 1.3 milion vdekje në botë ndërkaq 10 milionë të tjerë u prekën nga kjo sëmundje. Nga të prekurit, 1 milion ishin fëmijë, thuhet në raportin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).OBSH dhe Organizata e Kombeve te Bashkuara do të mbajnë një takim në Nju Jork ku do të shqyrtohet mundësia për të përshpejtuar progresin drejt qëllimit të përfundimit të epidemisë së tuberkulozit deri në vitin 2030.Në Ministrinë e Shëndetësisë, thonë se për luftimin e sëmundjeve duhen politika shëndetësore dhe përkrahje institucionale.

Majlinda Gjocaj, menaxhere kombëtare për tuberkuloz, në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, bëri të ditur se Qeveria e Kosovës ka ndarë 630 mijë euro për tre vite për të luftuar këtë sëmundje, duke iu bashkuar Fondit Global që ndan për të njëjtën periudhë kohore 2 milionë euro.

“Është për t’u përgëzuar fakti që po kthehet në prioritet lufta për tuberkulozin nga vet Qeveria e Kosovës. Domethënë, Kosova po i bashkohet luftës globale kundër kësaj sëmundje. Për të luftuar tuberkulozin duhet edhe një vendimmarrje politike. Paratë kanë vlerë në luftim të sëmundjes dhe për tre vjetët e ardhshme Kosova ka siguruar barnat për 365 ditë në vit,” tha Gjocaj.

Në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, thonë se përcillet vazhdimisht situata epidemiologjike dhe tuberkulozi është vënë me theks të veçantë e prioritet të lartë.

Sipas drejtuesve të Institutit, po bëhen përpjekje për ta mbajtur nën kontroll sëmundjen dhe për ta luftuar atë.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë
29 October, 2019 13:04

Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin
18 October, 2019 14:56

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin

Lifestyle
Personat që merren me sport e kanë këtë pjesë të trurit më të zhvilluar
10 December, 2019

Personat që merren me sport e kanë këtë pjesë të trurit më të zhvilluar

Sipas një studimi të bërë nga biologia Nina Kraus dhe ekipi i saj, është vërtetuar se personat që bëjnë sport

Lajmet e fundit
  • Osmani: Çmimi Nobel për Handke, do të inkurajonte përkrahësit e krimeve të fshihen pas veprës artistike 10 December, 2019
  • Edhe amerikanët i shqetëson rezultati i dobët në testin PISA 10 December, 2019
  • Pas kritikave ndërkombëtare, Bosnja largon imigrantët nga Kampi i Vuçjakut 10 December, 2019
  • Shkatërrohet grupi kriminal, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për 20 persona 10 December, 2019
  • Ia rrëzoi televizorin, amerikania mbyt me papuçe djalin e vet njëvjeçar 10 December, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top