Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, nënkryetari Lutfi Haziri dhe anëtarja e kryesisë Vjosa Osmani, kanë arritur më herët në selinë kryesore të partisë ku po mbahet mbledhja e Kryesisë.
Klan Kosova ka mësuar se tre personat në fjalë kanë qenë brenda selisë kur ka filluar mbledhja e Kryesisë që ishte thirrur në ora 14:00.
Kujtojmë se gjatë mbledhjes së kaluar e cila u zhvillua të shtunën, Lufti Haziri dhe Agim Veliu nuk kanë marrë pjesë në takim.
Është raportuar se shkak për këtë mungesë ka qenë mospajtimi për nominimin e Vjosa Osmanit si mandatare të LDK-së.
Për t’u informuar më shumë rreth qëndrimeve të Agim Veliut për Vjosa Osmanin, klikoni në linkun e mëposhtëm.