fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 26 January, 2021 16:53 Peci, PSD-së: Reagimi juaj të ngjallë neveri – mllefi ju vie nga defaktorizimi juaj si subjekt
  • 26 January, 2021 16:42 Nxënësit në Kosovë fitojnë shkathtësi për shekullin 21:mendimi kritik, zgjidhja e problemeve dhe programimi themeli i arsimit modern
  • 26 January, 2021 15:42 Maloku i KPK-së pritet në takim nga Osmani
  • 26 January, 2021 15:32 Pak para vendimit të PZAP-së, AAK i zëvendëson emrat e kandidatëve për deputetë
  • 26 January, 2021 15:26 Sannino: Turbulencat politike në Kosovë nuk i kanë ndihmuar dialogut me Serbinë
  • 26 January, 2021 14:59 Kurti: Dialogu duhet së pari të normalizojë Serbinë
  • 26 January, 2021 14:57 Nitaj takoi drejtoreshën e MCC-së, Olmstead
  • 26 January, 2021 13:46 Cardi B dëshiron ta krijojë aplikacionin e saj
  • 26 January, 2021 13:43 Vërshime në disa zona në Podujevë pas reshjeve të fundit
  • 26 January, 2021 13:41 Kanye West rikthehet në Los Angeles
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Me projektligjin e ri mund të blini nënshtetësinë e Shqipërisë
6 August, 2019

Së fundmi qeveria shqiptare ka propozuar një projektligj për mënyrën sesi mund të fitohet shtetësia shqiptare. Ky projektligj ka zgjeruar mundësitë e përfitimit të shtetësisë me dy pika të tjera.

 

Në një intervistë për mediet, zv. Ministrja e Brendshme, Rovena Voda, shpjegoi se cilat janë këto dy pika:

“Kemi shtuar origjinën dhe lindjen në territorin shqiptar. Me origjine kuptojmë që individi duhet të ketë paralindësit e tij deri në tre shkallë me origjinë shqiptare”, tha Voda, raporton Tch.

Tashmë, fëmijët që lindin jashtë Shqipërisë, por që të dy prindërit i kanë me shtetësi shqiptare, e fitojnë automatikisht këtë të fundit.

“Fëmijët e kanë më të lehtë të fitojnë shtetësinë, nëse të dy prindërit i kanë me shtetësi shqiptare”, shtoi zëvendësministrja.

Risia në këtë projektligj është që vendi ynë do të jap shtetësi shqiptare edhe për investitorët e huaj, të cilët kundrejt një shumë që pritet të jetë e lartë, por që ende nuk është përcaktuar, do mund të marrin pasaportë shqiptare.

Sipas zv.minsitres Voda, kjo do të bëhet për qëllime ekonomike të vendit tonë, duke shmangur dyshimet që mund të lidhen me aktivitete të jashtëligjshme të atyre që do të marrin shtetësinë shqiptare.

“Do jemi të kujdesshëm. Do të bëjmë kontrollin e investimit dhe do të ruajmë standardet, në mënyrë që të mos kemi dyshime për pastrime parash”, tha ajo.

“Koha Ditore” kujton se Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, pas marrjes së mandatit tij, me propozim të Ministrisë së Kulturës së Republikës Shqipërisë, ua ka dhënë shtetësinë e Shqipërisë edhe disa prej figurave të jetës artistike në Kosovë, si këngëtarëve Shkurte Fejza, Mihrije Braha, Shyhrete Behluli. Shtetësinë e Shqipërisë e ka marrë me këtë rast edhe bashkëshorti i Shyhrete Behlulit, Luan Salihu, pastaj këngëtarë e artistë nga Kosova, si Shpat Deda, Mentor Zymberaj, këngëtarë nga Maqedonia, përkatësisht Venera Lumani e Lind Islami, figura të jetës filmike e skenike në Kosovë, si Ilir Gjocaj, Gani Mehmetaj e Edon Agushi, ish-drejtori i Galerisë së Arteve të Kosovës, aktualisht drejtor i GKA-së së Shqipërisë, Erzen Shkololli, gazetarja e RTK-së, Mirjeta Baraliu, gazetarja nga Gjakova, Blerina Rizvanolli, dhe futbollistja nga Suhareka, Zelfije Bajramaj.

Shtetësinë shqiptare vitet e fundit e ka marrë edhe Fatos Mustafa, si zëvendëssekretar i përgjithshëm i RYCO (Zyra rajonale për të Rinj) dhe bashkëshortja e tij Luljeta Mustafa (Menga).

Ndërsa shtetësinë shqiptare me dekret të presidentit Bujar Nishani gjatë vitit 2016 e kanë marrë figura të tjera të artit në Kosovë, si tenori Ramë Lahaj, Latif Hasolli, pastaj këngëtaret e këngëtarët si: Era Istrefi, Getoar Selimi, Edi Furra me babanë dhe bashkëshorten, si dhe Ledion Jetishi, djali i Shkëlzen Jetishit. Me shtetësi shqiptare, me dekret të Bujar Nishanit është pajisur edhe piktori Shyqri Nimani, profesori që ka shkruar në pergamenë Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, gazetarët nga Kosova, Isuf Kurtaj, që punonte në shtypin e shkruar në Shqipëri dhe Berat Buzhala.

Gjatë vitit 2016, shtetësinë shqiptare e kanë marrë edhe futbollistë nga Kosova që luajnë apo kanë luajtur për skuadrat e Superligës në Shqipëri, si Labinot Ibrahimi, Ylber Ramadani e Mentor Mazrekaj, dhe të gjithë futbollistët nga Kosova që luajnë për përfaqësuesen parë të Shqipërisë dhe ato të shpresave dhe grupmoshave U-19 e U-17, raporton “Koha Ditore”.

Por përmes dekretit të Presidentit të Shqipërisë, shtetësia u është ofruar një numri të madh të politikanëve nga Kosova. Me dekretin me nr.10152 shtetësinë e Shqipërisë e kanë marrë edhe kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e tij, Anita, e më pas edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj. Më herët shtetësinë e Shqipërisë e kanë marrë edhe deputeti i PSD-së, Visar Ymeri, deputetët Albin Kurti, Dardan Molliqaj, Aida Dërguti, Glauk Konjufca, Liburn Aliu, Mirsad Shkreta dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Gjithashtu shtetësinë e Shqipërisë më herët e ka marrë edhe Hydajet Hyseni.

Shtetësinë e Shqipërisë e kanë marrë edhe ish-nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi dhe bashkëshortja e tij Fatmira, ish-kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, deputeti i LDK-së, Arben Gashi dhe ish-deputeti i LDK-së, Sabri Hamiti.

Presidenti Ilir Meta ua ka dhënë shtetësinë e Shqipërisë edhe zyrtares së lartë ekzekutive të presidentit të Republikës Kosovës, Hana Bajrami (Rexhepi) dhe fotografit të Presidencës, Astrit Ibrahimi.

Shtetësinë shqiptare në vitin 2016, krahas shumë qytetarëve të Kosovës e kanë marrë përnjëherë edhe 9 pjesëtarë të familjes Pacolli, përfshirë edhe Selim Pacollin, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi, si dhe zyrtari i AKR-së, Sami Bejtullahu, raporton Koha.net.

Por sikurse politikanët, shtetësinë e Shqipërisë e kanë siguruar edhe personalitete të tjera që bartin funksione të larta. Në mesin e tyre janë: kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni, ish-shefi i Njësisë për luftë kundër kriminalitetit ekonomik, Nazim Sahiti, ish-drejtori ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, ish-drejtori i Agjencisë Kosovare për Privatizim, Ekrem Hajdari.

Dyndja e politikanëve, por edhe figurave të artit e jetës publike në Kosovë për të marrë shtetësinë e Shqipërisë ka ndodhur ndërkohë që pjesa tjetër e qytetarëve të Kosovës vazhdojnë të mbesin të izoluar.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Do të përfshiheni në një mosmarrëveshje me miqtë tuaj, bëni kujdes
25 January, 2021

Do të përfshiheni në një mosmarrëveshje me miqtë tuaj, bëni kujdes

Horoskopi për ditën e sotme, 25 janar 2021. Dashi Është koha të bëheni plotësisht flirtues sot. Kontaktet përmes shikimit mund

Lajmet e fundit
  • Peci, PSD-së: Reagimi juaj të ngjallë neveri – mllefi ju vie nga defaktorizimi juaj si subjekt 26 January, 2021
  • PZAP-ja lë jashtë listave Kurtin dhe kandidatët tjerë që kanë probleme me ligjin 26 January, 2021
  • Nxënësit në Kosovë fitojnë shkathtësi për shekullin 21:mendimi kritik, zgjidhja e problemeve dhe programimi themeli i arsimit modern 26 January, 2021
  • Haradinaj: Presim certifikimin e listës, përndryshe do të ankohemi në Supreme 26 January, 2021
  • Pesë të vdekur dhe 288 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë 26 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top