Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shprehur mirënjohje për personat që dhuruan donaacione në Fondin e Sigurisë, i cili u hap në fillim të këtij muaji.
Mehaj krahas kësaj ka kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë të japin kontributin e tyre në Fondin e Sigurisë, për ushtrinë dhe për të gjitha institucionet e sigurisë së Kosovës.
“Ju e dëshmuat dhe po e dëshmoni si gjithmonë se jeni mbështetja kryesore e jona. Ju ishit gjithmonë dhe jeni edhe tani logjistika kryesore jo vetëm e Ushtrisë, por edhe e sigurisë, mbrojtjes, zhvillimit dhe forcimit të shtetit tonë. Prandaj, ju ftoj që të vazhdojmë së bashku me kontributet tona në Fondin e Sigurisë, për Ushtrinë tonë dhe të gjitha institucionet tona të sigurisë së vendit”, ka shkruar Mehaj në Facebook.